Kanadaja heq fletëarrestin për Çekun

Qeveria e Kanadasë ka hequr nga lista e të kërkuarve për krime lufte Agim Çekun, Ministrin aktual të FSK’së në Kosovë.
Sipas informatave lëshuar nga Qeveria e këtij shteti, Çeku është hequr nga kjo listë që nga qershori i këtij viti dhe mund të hyj ne Kanadë në çdo kohë. Këtë ka mundësuar e “djathta” e Parlamentit kanadez.
Edhe Kanadaja si vende të tjera nuk kishte hequr deri tani fletëarrestin ndërkombëtar për ish-shefin e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së gjatë luftës në Kosovë, raporton INA.
Ministri i mbrojtjes, Agim Çeku në disa raste ka hasur në probleme dhe ndalesa nëpër pikat kufitare për shkak të fletëarresteve problematike të lëshuara përmes Serbisë.
Ish- komandanti i UÇK’së dhe FSK’së ishte arrestuar në vitin 2009 nga autoritetet bullgare në vendkalimin kufitar mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, në bazë të një urdhër–arresti të Serbisë, i cili është lëshuar në vitin 2002.
Ai u arrestuar dhe më pas u lirua edhe në Kolumbi, ku edhe ju ndalua hyrja për 10 vite.
Beogradi vazhdon ta akuzojë Çekun për krime lufte kundër serbëve në fund të viteve 1990, kur ai ishte drejtues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.