EULEX-i konfiskon një eskavator në Leshak
Nga Express më 21 gusht 2011 në ora 12:57
Pjesëtarë të EULEX-it kanë konfiskuar të dielën një eskavator në Leshak që ishte përdorur nga serbët për djegien e pikës kufitare në Jarinje gjatë muajit të kaluar. Ky konfiskim është bërë në bazë të një urdhërese të prokurorisë së EULEX-it, që është duke u marrë me hetimet rreth sulmit në këtë pikë kufitare.
“Ky eskavator është përdorur për rrënimin e shtëpizave në pikën kufitare në Jarinje, por edhe për sulmin ndaj ushtarëve polakë të KFOR-it” , ka thënë për mediat serbe në veri zëdhënësi i KFOR-it Hans-Diter Vihter.