E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanadaja perfshihet nga permbytjet

Kanadaja perëndimore është nën mëshirën e përmbytjeve.
Një zonë pothuajse e madhe sa shteti i Nju Jorkut është nën ujë.
Autoritetet e Alberta-s kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme sidomos për zonën e Kalgarit ku jetojnë më shumë se 1 milionë banorë.
Dhe pse burimet flasin për të paktën 4 viktima nuk ka ende një konfirmim zyrtar.
Me mijëra policë, ushtarë dhe agjentë të mbrojtjes civile po bashkëpunojnë me ekipet e ndërhyrjes së shpejtë dhe me vullnetarët.
Një stuhi dimërore mund të quhet ajo në Zelandën e re me erëra të forta që kanë ndikuar dhe në trafikun ajror.  Ndërkohë që 28 mijë banesa janë pa energji elektrike. Dallgët e larta kanë shënuar një rekord të ri, ndërsa në kryeqytetin Uellington era arrin një shpejtësi prej 130 km në orë.
Instituti kombëtar për kërkimet në ujë dhe atmosferë ka bërë të ditur se dallgët në oqean kanë arritur lartësinë e 15 metrave, duke thyer rekordin e 1995-ës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›