E Shtunë, 31 Tetor 2026

Propozimi i ministrit i Jashtem gjerman Westereelle

Këmbëngulja e minsitrit të jashtëm gjerman Guido Vestervele ka dhënë rezultatin e dëshiruar. Dy mjekë të klinikës “Karitas” të Berlinit kanë vizituar lideren e opozitës ukrainase Julia Timoshenko, e shtruar prej më shumë se një viti në gjendje arresti në spital. Vestervele ëshët takuar me presidentin Viktor Ianukovic dhe ka përsëritur propozimin për kurimin e Timoshenkos në Gjermani. Disa ditë më parë vajza e ish kryeministres ishte shprehur se cdo lëvizje i shkaktonte dhimbje nënës së saj.
Ndërkohë që në në kryeqytetin Kiev vazhdojnë protestat më mbështetje të lideres së opozitës e dënuar në tetor të vitit  2011 me shtatë vjet burg me akuzën e abuzimit të pushtetit për firmosjen e një kontrate të dyshimtë në vitin 2009 për furnizimin me gaz nga Rusia.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›