E Diel, 1 Nëntor 2026

Kanalet përmes rrugëve copëtojnë makinat, shqetësim për shoferët (FOTO)

kryesireeeee—-Nga Arisa Liço—-

Tiranë- Përveçse një nga rrugët më problematike për sa i takon trafikut dhe probabilitetit të madh për aksidente, kryqëzimi i ‘Unazes së Re’, pranë Pallatit me Shigjeta është bërë një kërcënim edhe për vetë automjetet.

Në të dyja pjesët e gjatësisë së kësaj rruge, nga kryqëzimi i ‘Unazës së Re’ dhe deri tek ‘Dogana’, janë hapur kanale dhe gropa nëpër të cilat kalojnë tubacionet e ujërave. Banorët e zonës shprehen se para pak kohësh nisën punimet për futjen nën tokë të tubacioneve të reja të ujërave.

Por siç shihet qartë edhe nga pamjet, rrotat e makinave që kalojnë aty çdo ditë, bëhen copë, sipas shoferëve, nga gropat e rrugës. Dhe shqetësimi i drejtuesve të automjeteve është, kthimi në gjendjen e mëparshme, mbushja e kanaleve e gropave të hapura, për të shmangur dëmtimin e makinave.

Ajo që vihet re nga një vëzhgim i shpejtë këtu, është se makinat janë të detyruar të ulin shpejtësinë teksa kalojnë aty, për të ruajtur gomat e makinës,- siç shprehen ata për Gazetën IDEA. Por jo të gjithë e bëjnë këtë. Shumë prej drejtuesve të automjeteve, lëvizin me të njëjtën shpejtësi, duke shkaktuar një zhurmë të madhe, nga rënia e gomave në gropë.

Kanalet përmes rrugëve 'copëtojnë' makinat, shqetësim për shoferët

Kanalet përmes rrugëve 'copëtojnë' makinat, shqetësim për shoferët ◄ Back Next ► Picture 1 of 10

Kjo mënyrë bëhet shkak për aksidente rrugore,- thonë drejtuesit, pasi nëse një makinë ul shpejtësinë, tjetra që vjen pas me shpejtesi të madhe, mund të përplaset me atë që ka para.

Kjo dallohet mjaft qartë po të vëzhgosh vetëm pesë minuta në anë të rrugës dhe të vëresh atë çfarë ndodh.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›