E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama në Kavajë: Dy gishtat ja çojmë Saliut, ne do të sjellim zhvillimin

rama-bashkebisedimKavajë- Partia Socialiste është ndalur sot në qytetin e Kavajës për të bërë prezantimin e deputetëve, ndërsa kreu i saj Edi Rama, deklaroi se pas fitores së socialistëve në bashki kanë filluar një sërë ndryshimesh.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët ai ka premtuar se në këtë qytet do të investohet së tepërmi, për krijimin e sheshit qëndror dhe xhamisë së qytetit.

Mendoj se frytet e para Kavaja ka nisur ti marrë. Unë vij hera pas here dhe kam kaluar, por këtu nuk shihje një fytyre duke qeshur, votojnë atje me dy gishta lart dhe nuk qeshnin. Sot është qytet model për nga pastërtia. Përpara kishte letra shishe, tmerr i madh. Ne do bëjmë shumë më shumë. Kemi projektin e ri për sheshin e Kavajës. Dy gishtat do ja çojmë Saliut. E kemi atë plan. Do bëjmë një shesh të bukur si sheshet e qyteteve mesdhetare. Kemi projektet e xhamisë së re, që kreu i bashkisë e ka shumë për zemër, sa herë e takon thotë aman xhaminë. Projekte për lagjet komunitet, kemi projektin e stadiumit, theksoi Rama.

Më tej kryesocialisti u ka bërë thirrje banorëve që të marrin me vetë dhe një tjetër person që nuk ka votuar më parë, si një mënyrë për të ndaluar vjedhjen e votës.

Më herët Rama ka zhvilluar një takim në portin e Durrësit me peshkatarët që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë port. Ai ka dëgjuar shqetësimet e tyre dhe ka premtuar mbështetje ndaj industrisë së peshkimit dhe dnwrtimin e një shkolle profesionale për të përgatitur peshkatarët e rinj.

Do ta realizojmë bashkërisht, që nafta të jepet këtu, dhe të jepet pa akcizë, të jepet pa taksën e qarkullimit, me këtë do fillojmë. Naftën, shkollën profesionale, kantierin, këto të tria do ti trajtojmë bashkërisht, do të punojmë bashkërisht, do ti zgjidhim bashkërisht. Unë ju premtoj që do të jem avokati dhe partneri juaj i drejtpërdrejtë, -është shprehur Rama.

Ai premtoi se brenda pak kohësh do të jetë sërish mes tyre, për të diskutuar dhe zgjidhur problemet që i shqetësojnë dhe jo duke pritur fushatën tjetër elektorale siç bën kundërshtari i tij politik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›