Kanali i Suezit drejt normalizimit

Anija EverGiven që bllokoi Kanalin e Suezit për gati një javë është kthyer 80 përqind në drejtimin e duhur, thanë zyrtarë egjiptian të hënën, duke rritur shpresat se rruga jetike e tregtisë mund të kthehet së shpejti në normalitet. Por pronari i saj tha se ndërsa anija gjigande “ishte kthyer”, ajo ende nuk ishte në gjednje të nisë udhëtimin edhe për pak kohë derisa të drejtohet plotësisht. Shefi i Autoritetit të Kanalit të Suezit (SCA) Osama Rabie tha të hënën se përpjekjet e shpëtimit me tërheqje kishin arritur të zhvendosnin pjesën e përparme dhe të pasme të anijes. “Pozicioni i anijes është riorientuar 80 përqind në drejtimin e duhur,”- tha Rabie në një deklaratë.
Përpjekjet për ta rikthyer në pozicionin normal do të rifillojnë në baticën tjetër. Ekipet e shpëtimit kanë punuar gjatë gjithë kohës. 11 anije kanë bërë proçesin e tërheqjes së EverGiven. Përpjekjet ishin të përqendruara edhe në heqjen e rërës rreth anijes. Mbi 27,000 metra kub rërë është pastruar në një thellësi prej 18 metrash deri këtë të hënë. Anija EverGiven është më shumë se katër fusha futbolli e gjatë dhe 65 metra e gjërë, ndërsa peshom mbi 200 mijë ton. Çdo ditë e bllokimit të saj i ka kushtuar tregtisë globale rreth 6-10 miliardë dollarë, sipas një studimi të botuar të Premten nga siguruesi gjerman Allianz.
Kjo përkthehet në rreth 0.2 deri 0.4 pikë përqindje të tregtisë vjetore çdo javë. Autoritetet thanë se 369 anije janë bllokuar aktualisht ndërsa ata presin për rihapjen e kanalit. Agjensia e shëndetit të kafshëve të Rumanisë tha se 11 anije që mbanin bagëti jashtë vendit ishin gjithashtu të ndikuara, ndërsa bamirësia Animals International paralajmëroi për një “tragjedi” të mundshme që prek rreth 130,000 kafshë.