E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanavaro: Interi me tremb

Fabio Kanavaro ben nje vleresim per ekipet e Seria A, ne baze te merkatos se deritanishme: - "Skuadra e Interit eshte akoma kompetitive". Por merkatoja eshte ende e hapur dhe skuadrat mund te ndryshojne, ne ditet e metejshme. "Kam degjuar qe te flitet per Felipe Melon, D' Agostinon dhe Diarra. Te gjithe keta jane lojtare te medhenj dhe pritet te jene pjese e Juventusit. Mendoj se me keto perforcime mund te luajme shume here me mire". Kanavaro mendon edhe per Napolin, ekipi i vendlindjes se tij me te cilin deshiron qe te mbylle karrieren si futbollist. "Duhet te mendoj edhe si tifoz napolitan. Napoli eshte nje ekip me te rinj qe nje sezon me pare rrezikuan dhe arriten ne fillim qe te kishin nje ecuri pozitive". Fabio Kanavaro u largua nga Reali i Madridit per t'u kthyer kete sezon tek Juventusi, ekipi i fundit italian me te cilin ishte aktivizuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›