E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kancelarja Merkel thote se multikulturalizmi ka deshtuar

Perpjekjet per te ndertuar nje shoqeri multikulturore ne Gjermani kane deshtuar shprehimisht deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel. Ne nje takim te shtunen para organizates se rinise se CDU-se Junge Union Merkeli kerkoi me shume perpjekje per integrim nga migrantet. Kualifikimi i forcave gjermane te punes duhet te kete perparesi perballe kerkesave per emigrante tha ajo

Natyrisht premisa ishte qe le te jetojme tani sipas modelit multikulturor prane njeri-tjetrit dhe te gezohemi per njeri-tjetrin. Kjo premise ka deshtuar ka deshtuar absolutisht. tha ajo. Merkeli shtoi se ne te kaluaren nuk qene bere perpjekje te mjaftueshme per ta mbeshtetur kete levizje.

Deshtimet e 30-40 vjeteve te shkuara nuk mund te zgjidhen kaq shpejt shtoi kryetarja e CDU-se.

Mesimi i gjermanishtes eshte per unionistet premise integrimi

Komentet e saj pasuan nje fjalim te ngjashem te kryetarit te partise simoter bavareze CSU Horst Seehofer. Te premten ai deklaroi qendrimin e partise se tij ndaj multikulturalizmit Multikulturalizmi ka deshtuar tha ai duke korrur duartrokitje nga anetare te partise .

Komentet e Seehoferit u kritikuan te dielen nga sekretari i pergjithshem i Keshillit Qendror te Hebrenjve Stephan Kramer. Ne nje interviste me gazeten Rheinpfalz am Sonntag ai tha se ideja qe imigrantet nga Turqia si dhe nga vendet arabe e kane me te veshtire per tu integruar eshte jo vetem pa takt por edhe e papergjegjshme.

Ne debatin per integrimin nderhyri edhe ministrja federale e Arsimit Annete Schavan. Ne nje interviste me gazeten Neue Osnabrcker Zeitung zevendeskryetarja e CDU-se tha se i rendesishem eshte mesimi ne moshe te vogel i gjermanishtes dhe kontakte sa me te ngushta te shkolles me prinderit edhe me ndihmen e punonjesve sociale.

Ne fjalen e saj kancelarja Merkel theksoi se imigrantet duhet te mesojne te flasin gjermanisht per te qene ne gjendje qe te konkurojne ne tregun e punes. Kancelarja tha se ata qe duan te marrin pjese ne shoqeri ne Gjermani duhet qe jo vetem tu binden ligjeve gjermane ata edhe duhet te zoterojne shume mire gjuhen gjermane.

Kjo do te thote se kerkesa per integrim eshte nje nga detyrat kryesore tonat per kohen e ardhshme. Kur themi qe jemi nje vend qe u jep njerezve ne vendin tone nje shans kjo duhet te mbetet edhe emblematike per Gjermanine.

Komentet e Merkelit behen nje jave pas nje vizite ne Berlin te kryeministrit turk Rexhep Taip Erdogan. Dy udheheqesit thane se do te punojne per ta permiresuar integrimin e me shume se 25 milione turqve qe jetojne ne Gjermani. Erdogani i tha gazetes Sddeutsche Zeitung se turqit qe jetojne ne Gjermani duhet te mesojne te flasin rrjedhshem dhe pa akcent gjuhen gjermane.

Autor Auron Dodi/Sean Sinico ard/dpa

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›