E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanceri i gjiritmbrojtja me e mirediagnostikimi i hershem

NJU JORK-Kete vit 1.5 milione gra ne te gjithe boten do te mesojne nga mjeku i tyre se kane kancer ne gji. Ekspertet thone se keto gra kane 98 per qind shanse ta luftojne me sukses semundjen nese kanceri diagnostikohet ne fazat e hershme. Po sipas eksperteve perqindjet me te larta te vdekjeve do te regjistrohen ne vendet ne zhvillim ku kanceri i gjirit zakonisht nuk diagnostikohet deri ne fazat me te avancuara te semundjes. Ne kroniken ne vazhdim diskutohen masat me te mira mbrojtese nga kanceri i gjirit dhe mitet e shumta qe shoqerojne kete semundje

Kanceri i gjirit eshte shkaku numer dy mes semundjeve qe rezultojne ne numrin me te larte te vdekjeve nder gratet amerikane. Po keshtu ky kancer eshte shkaktari kryesor i vdekjeve nder grate ne Ameriken Latine.
Nje studim i Universitetit te Harvardit tregon se me shume se gjysma e 450 mije personave qe vdiqen vjet nga kanceri i gjirit jetonin ne vende ne zhvillim. Megjithate ekspertet thone se shume nga keto vdekje mund te ishin parandaluar nese semundja do te ishte diagnostikuar heret.
Shoqata Amerikane e Kancerit thote se 98 per qind e pacienteve me kancer ne gji mbijetojne kur kanceri diagnostikohet heret. Mamografia mbetet teknika me e mire per kontroll kunder kancerit.
Dr. Laura Shephardson eshte eksperte e shendetit te gruas ne Kliniken e Klivlendit
Kur nje gjender kanceroze ne gji ka madhesi te dallueshme me dore zakonisht ne keto raste kanceri eshte perhapur pertej gjirit. Synimi yne eshte qe permes mamografise te dallojme gjendrra te vogla kanceroze qe ende nuk jane perhapur.

Dr. Elmer Huerta ne Qendren Spitalore te Uashingtonit thote se kontrollon shume paciente hispanike. Ai thote se shume komunitete ne vendet e Amerikes Latine nuk kane pajisje per mamografi dhe mungon gjithashtu informacioni i nevojshem per semundjen
Pra kur ke nje nderthurje te heshtur duke qene se mungon kontrolli i duhur shendetesor per diagnostikim te hershem kur grate e kuptojne se kane nje problem zakonisht tumori eshte i madh dhe ka krijuar metastaza. Pra ato shkojne te specialist per mjekim kur eshte teper vone.

Felicia Knaul e cila drejton nje program kerkimor per kancerin ne Universitetin e Harvardit thote se grate duhet te bejne kontrolle me te shpeshta per te zbuluar gjendrra te dyshimta. Ajo shpjegon se synon gjithashtu te ule koston e procedurave duke trajnuar personel vendor
Zhvillimi i nje kontrolli te mire klinik te gjirit nuk kerkon mjek onkolog. Mjafton nje person i trajnuar si duhet dhe trajnimi nuk eshte i veshtire.

Dr. Shephardson thote se grate duhet te informohen. Kjo shpjegon mjekja kerkon prej tyre qe te mos mbeten pre e miteve. Nje nga mitet me te medha thote zonja Shephardson eshte ideja se cdo gjenderr eshte kanceroze
Cdo gjenderr ne gji mund te kete plot shpjegime beninje per shembull mund te jete cist apo rezultat i lendimit te indit. Zakonisht gjendrrat nuk dhembin jane te forta dhe kane kende te parregullta.

Dr. Shephardson thote se shume njerez nuk e dine se nje nder faktoret eshte historia e familjes. Statistikat tregojne se grate qe kane te aferm me kancer ne gji kane me shume shanse te preken edhe vete nga semundja.
Disa njerez mendojne se kanceri i gjirit eshte ngjites por faktikisht nuk eshte. Po ashtu eshte fakt qe edhe meshkujt mund te preken nga kjo semundje. Dr. Shephardson shton se nuk eshte e vertete qe mamografia mund te shkaktoje perhapjen e kancerit si rezultat i rrezatimit
Pajisja e mamografise leshon rrezatim te ulet. Ka plot gjera ne jeten e perditshme qe jane po aq te rrezikshme. Mendoj se rreziku qe paraqet kjo pajisje eshte shume me i vogel se perfitimet qe sjell kontrolli permes mamografise.

Megjithate kercenimi me i madh nga kanceri i gjirit vjen nga natyra e heshtur e semundjes. Kanceri nuk shkakton dhimbje gjate rritjes se gjendrrave nje fakt qe i cudit shume njerez.

Shume eksperte rekomandojne qe te gjitha gratet te fillojne te bejne mamografi te rregullta ne moshen 40 vjec. Disa mjeke jane te mendimit qe femrat qe ne moshen 20 vjec duhet te bejne kontrolle klinike per kancer ne gji.

d.b/VOA/BalkanWeb

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›