E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi 71 vota pro prishjes se Piramides

TIRANE-Parlamenti miratoi ne seancen plenare te dates 21 tetor prishjen e Piramides dhe ndertimin ne vend te saj te godines se re te legjislativit. Projektvendimi me kerkese te disa deputeteve te PD-se u miratua me 71 vota pro dhe 64 kunder gjate nje procesi kaotik votimi.
Ne kete vendim saktesohet ndertimi i kompleksit te ri parlamentar ne vendin ku ndodhet Qendra Nderkombetare e Kultures Pjeter Arbnori ne Tirane sipas planvendosjes se parashikuar. Projekti i kompleksit te ri parashikohet te realizohet me ane te konkursit nderkombetar me ftese per marrje pjese te studiove me te njohura nderkombetare sipas detyres se projektimit qe i bashkelidhet vendimit por qe ende nuk eshte bere publik. Vleresimi i projekteve te paraqitura do te kryhet nga nje juri nderkombetare e perbere prej pese arkitektesh te shquar vendas dhe te huaj. Per ndjekjen dhe zbatimin e ketij vendimi dhe akteve te tjera ligjore do te krijohet edhe nje komision shteteror ku do te bejne pjese vec kryetares se Kuvendit kryeministri edhe kreu i Bashkise se Tiranes Edi Rama. Ne kete komision jane edhe ministri i Puneve Publike e Transporteve i Financave dhe dy kreret e grupeve me te medha parlamentare ne Kuvend e Sekretari i pergjithshem i Kuvendit.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›