Kanceri nga duhani arsye kryesore e vdekjeve ne bote
Kanceri ne mushkeri i shkaktuar nga duhani eshte nje nga arsyet kryesore te vdekjeve ne mbare boten. Shumica e njerezve qe preken nga kanceri ne mushkeri nuk i shpetojne dot vdekjes. Me shume se 5 milione njerez humbasin jeten cdo vit nga perdorimi i duhanit 150 shumica e tyre ne vendet ne zhvillim. Tani nje studim ne Shtetet e Bashkuar tregon se berja e nje analize me te imtesishme sic eshte ajo e tomografise se kompjuterizuar apo sic njihet skaneri CT ne vend te radiografise se zakonshme per ata qe pine duhan mund te pakesoje vdekjet nga kanceri i mushkerive.
Shumica e njerezve vdesin nga kanceri ne mushkeri pasi ky kancer eshte veshtire te diagnostikohet ne fazat e hershme. Por studimi i sponsorizuar nga Instituti Kombetar i Kancerit tregon se skaneri CT me doza te pakta mund te ule me 20 perqind vdekjet nga kanceri i mushkerive. Tomografia e kompjuterizuar qe prodhon imazhe tre dimensionale jep nje pamje me te plote te mushkerive sesa nje radiografi tradicionale dhe ka me shume te ngjare te zbuloje tumore te vegjel qe mund te hiqen me operacion.
Rezultatet fillestare ishin aq te papritura saqe studimi u ndalua me shpejt ne menyre qe te informohej publiku.
Dr. Claudine Isaacs eshte specialiste per kancerin ne qendren Lombardi te spitalit Georgetown ne Uashington.
Mendoj se ka arsye per te qene optimist rreth ketij studimi. Provat jane ne shkalle te madhe dhe te kontrolluara. Ka 53 mije njerez qe po analizohen te cilet u skanuan ne vend qe te benin radiografi.
Studimi ndoqi gra dhe burra te moshes mesatare dhe mbi mesatare perdorues apo ish perdorues duhani nga 33 qytete ne mbare Shtetet e Bashkuara. 1 mije e 800 nga pjesemarresit u analizuan ne qendren Lombardi ne spitalin e univeristetit Georgetown. Per tre vjet ata iu nenshtruan skanerit CT ose radiografise standarte. Shendeti i tyre u monitorua per pese vjet per te pare ne se ata do te prekeshin nga kanceri i mushkerive. Dr. Isaacs thote se ne se skaneri CT zevendeson radiografine mund te shpetohen jete njerezish.
Por skaneri CT eshte i shtrenjte dhe nuk mbulohet nga sigurimi shendetesor ne Shtetet e Bashkuara. Ne shume vende ne zhvillim kostoja mund te jete edhe me penguese. Nje shqetesim tjeter eshte rrezatimi. Nje skaner CT edhe ne doza te ulta shperndan gati 15 here me shume rrezatim sesa nje radiografi e thjeshte. Dr. Isaacs thote se nje skaner CT mund te zbuloje edhe anomali te mushkerive qe nuk jane kanceroze por qe mund te cojne ne operacione te panevojshme. Megjithate Dr. Isaacs shpreson qe studimi do te beje qe njerezit te mendojne me shume per ta lene duhanin.
Menyra me e rendesishme qe mund te ulen rastet e kancerit te mushkerive dhe vdekshmeria eshte te ndalohet duhani ose ata qe e pine ta lene.
Kritiket e skanimit shqetesohen se duhanpiresit mund te mos motivohen te lene duhanin ne se besojne se kjo analize mund t146u shpetoje jeten ne se preken nga kanceri. /voa/