E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova po deperton me thelle ne Wikipedia

Nga Express me 15 nentor 2010 ne ora 1026

Kush ka thene se vetem ne nivel shteteror mund te kerkohet njohja e Kosoves nga vende te ndryshme te botes. Iniciativat per promovimin e Kosoves si shtet anembane botes nuk mungojne tek e askush e ka te tille qe edhe i konkretizojne ato.

James Michael DuPont energjia kryesore prapa Shoqates per Softuer te Lire dhe te Hapur 150 FLOSSK ka marre gjate ketyre diteve iniciativen nen frymezimin e Gerard Meijssen qe te hap nje konkurs ne Wikipedia per te promovuar fotografine me te mire nga Kosova.

Gerard Meijssen eshte lider projektesh prane translatewiki.net qe perkrahe Wikipedia-ne dhe si rezultat i punes se tij erdhi edhe konferenca Freesb.eu qe u mbajt ne Vlore ne shtator te ketij viti. Ne kuader te kesaj konference ai i propozoi nje gare me fotografi tek Botuesi i PCWorld Albanian z. Hevzi Cuci tek z. Bernard Nikaj prej kompanise Rrota dhe tek vet James Michael DuPont.

Projekti eshte duke u perkrahur nga shume njerez ndersa ndonje lloj sponsori per ndonje cmim ende nuk eshte gjetur. Ajo qe dihet eshte se te gjitha fotografite qe plasohen ne konkurrence do te kene vetem njohjen pozitive per fotografine dhe per vet Kosoven. 147Jemi duke punuar per te promovuar kete iniciative me ate qe kemi mundesi dhe ne kete menyre po tentojme te zhvillojme edhe me tej pranine e Kosoves ne internet148 shprehet Gent Thaci nga FLOSSK Kosova i cili se bashku me miqte e tij prane FLOSSK jane gjithashtu duke perkrahur kete ide.

147Ky eshte vetem fillimi i projektit 147Wikipedia Kosova148 shprehet James Michael DuPont lideri i FLOSSK i cili thekson se vecse kane filluar te mblidhen materialet per te fuqizuar projektet sic eshte rasti me kete projektin per Fotografine me te mire te Kosoves ne Wikipedia. Ai shprehet se arsyeja pse projekti ka filluar te shperndahet ne rrjetet sociale si Facebook eshte per shkak te fuqise se tyre qe ato kane sot dhe per shkak te numrit te madh te njerezve qe i vizitojne ato. 147Fotografite qe postohen duhet te plotesojne disa kritere qe mund t146i lexoni ne faqen zyrtare te konkursit dhe ato gjithashtu do te rishikohen nga Wikipedia. Duhet te jete pune origjinale dhe nuk duhet te jete pune e kopjuar e dikujt tjeter148 shton James. 147Ftojme te gjithe ata qe pelqejne fotografine qe te marrin pjese dhe te plasojne punen e tyre ne Wikipedia. Ne kete menyre ata kontribuojne per Kosoven por edhe per veten e tyre148

Projekti me vone thekson James eshte riemeruar ne 147Fotografia me e mire e Kosoves dhe Shqiperise ne Wikipedia148 ne menyre qe te perfshihen edhe fotografite nga Shqiperia ne gare.

Te gjithe te interesuarit pas fotografise dhe qe deshirojne te paraqesin fotografite e tyre me te mira per garen per Fotografine me te mire te Kosoves dhe Shqiperise per Wikipedia mund te klikojne ketu per te lexuar me shume detaje rreth kritereve dhe menyrave sesi te merret pjese ne gare. pcworld.al

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›