Kandidatet nga Shqiperia shpresa e politikes greke
Me zgjedhjet e parakohshme te 6 majit i gjithe spektri i politikes greke kerkon te jape nje prove per fajdexhinjte perendimore se te gjithe jane te vendosur qe ta perballojne krizen dhe se te gjithe nuk ngurrojne aspak para veshtiresive te saj. Ne kete atmosfere reformash strukturore te imponuara nga kriza per te rritur prestigjin dhe kompetivitetin e ekonomise se rrenuar greke dhe ne tentative per te lene shijen e mire per perendimoret per here te pare ne keto zgjedhje aplikohet gjeresisht moda perendimore e kandidimit te drejtperdrejte te emigranteve.
Pavaresisht se ne zgjedhjet per deputet ne Kuvendin e Greqise qe do te zhvillohen javen e pare te majit eshte lejuar te kandidojne disa emigrante shqiptare ne te gjitha rastet kandidatet nuk jane nga radhet e emigranteve dyemerore por jane minoritare greke te cilet gezojne shtetesi te dyfishte ate shqiptare te Shqiperise dhe ate greke te Greqise. Ne shume nga mediat me kryesore te Athines tashme eshte bere prezent fakti i kandidimit te kampionit olimpik te Greqise peshengritesit Pirro Dhima i cili eshte vendosur edhe ne vendin e pare te listes se kandidateve per deputete te PASOK-ut. Himarjoti P.Dhima nuk eshte i vetmi minoritar grek i zgjedhur nga partite politike greke per te kandiduar ne zgjedhjet e parakohshme te 6 majit eshte edhe Aleksander Anagnosti nga Saranda qe kandidon per Demokracine e Re Athina Kremidha per LAOS Milica Joti per PASOK-un.
Gjate dy viteve te fundit pagat ne Greqi jane ulur me 15 per qind por barra tatimore eshte rritur me 50 per qind kostoja e energjise eshte rritur kater here dhe pergjithesisht ekonomia greke nuk disponon me likuiditete. Ne nje rrethane te tille recensioni ekonomik kur askush nuk ka fijen e optimizmit per rimekembjen ekonomike forcimi i demokracise duket si nje premise e nevojshme per stabilitetin politik te vendit.
Gjate nje deklarate ish-kryeministri Kostas Karamanlis thekson se ajo qe kerkohet ne zgjedhjet e ardhshme eshte stabiliteti politik dhe qeveritar. Duhet te merren vendime kritike te avancojne me shpejtesi ndryshimet strukturore dhe mbi te gjitha eshte emergjente nje politike zhvillimi e plote qe do te nxjerre vendin nga vorbulla e pashprese e recesionit.
Qysh para shpalljes se zgjedhjeve te parakohshme Ministria e Brendshme greke ka nisur nje fushate per dhenien e nenshtetesive ne mase. Duke iu referuar dokumenteve te publikuara nga kjo ministri rezulton se vetem per periudhen 2-20 prill 129 shqiptare kane marre nenshtetesine greke. Ndonese ata qe kane perfituar dyshtetesine se fundi ne Greqi jane nga radhet e atyre qe figurojne te regjistruar me kombesi greke ne Shqiperi dhe ndonese sipas te dhenave pergjithesisht e kane perfituar kryesisht minoritaret mes tyre kane perfituar dhe shume shtetas shqiptare nga qytete te ndryshme te vendit qe nuk kane asnje lidhje me zonat minoritare ose qe nuk jane te besimit ortodoks.
Sipas disa analisteve greke pershpejtimi i procesit te dhenies se shtetesise lidhet me perfundimet e sondazheve ne te fundit te publikuara ne shtypin grek sipas te cilave parashikohet nje abstenim masiv i votuesve greke ne zgjedhjet e 6 majit. Perfshirja e nje numri me te madh votuesish nga radhet e emigranteve ne keto zgjedhje do te kompensonte ne nje fare menyre largimin e votuesve greke te zhgenjyer nga klasa politike aktuale dhe duke perfshire ne gare kandidate nga ky kontingjent i ri votuesish do te bente te mundur motivimin e tyre per te shkuar para kutive te votimit.
Sondazhet parashikojne se Parlamenti i ardhshem do te munde te perfshihen tete ose nente parti nderkohe qe evidentohet fluiditet i opinioneve mase e larte votuesish te pavendosur qe mendohet se do te percaktojne rezultatin e zgjedhjeve te ardhshme.
Ne vleresimin paraprak te votes se pritshme deri ne fund te marsit 2012 thuhen se neodemokratet ne keto zgjedhje do te grumbullonin 225 te votave kundrejt 155 te PASOK-ut nderkohe qe ne radhe pas tyre renditeshin tri partite e se majtes SYRIZA 125 KKE dhe DIMAR me 12 dhe me pas Greket e Pavarur 85 Chrysi Avgi 5 nderkohe qe ne kete faze te sondazheve Ekologet e Gjelber nacionalistet e LAOS-it te Jorgos Karaxhaferisit dhe Aleanca Demokratike e Dora Bakojanis vertiteshin rreth cakut per te hyre ne Parlament.
Mirepo propozimi i papritur i bere nga Venizellos per te thirrur ne kandidim per PASOK-un kater here kampionin olimpik Pirro Dhima dhe gatishmeria e ketij te fundit per te pranuar kete oferte si nje shprehje e deshires per te ndihmuar Greqine ne kete moment te veshtire qe po kalon dhe futja ne gare edhe nga partite e tjera e kandidateve qe vijne nga Shqiperia kane ndikuar ne ndryshimin e treguesve te pjesemarrjes ne votime dhe per me teper ne rritjen e votes pro per PASOK-un qe ka 3 kandidate nga radhet e emigranteve minoritare me dyshtetesi.
Kesisoj ne sondazhet e publikuara nga mediat greke Demokracia e Re ka 25.5 PASOK-u 19.1 Partia Komuniste KKE 10.6 SYRIZA 9.1 Greket e Pavarur 7.7 Partia e Majte Demokratike 54 Chrysi Avgi 5.2 LAOS 4 Aleanca Demokratike 3.8 Ekologet e Gjelber 3.6. Kandidati per deputet Pirro Dhima qe duke qene ne krye te listes e ka te sigurt vendin ne Parlamentin grek SHBA ku merrte pjese ne nje aktivitet per Vorio Epirin Pirro Dhima ka deklaruar se ky eshte momenti i duhur per te hyre ne politike dhe se nga veshtiresite e jetes ne Shqiperi ai ka mesuar shume. Personalisht gjithe keto vite kam punuar shume u rrita ne nje vend me shume probleme dhe jam mesuar me veshtiresite. Dua dhe une te ndihmoj vendin tim mund te isha futur edhe me pare ne politike pasi kam pasur shume propozime por mendoj se tashme eshte momenti i duhur eshte shprehur peshengritesi himarjot Pirro Dhima pas pranimit te propozimit te ardhur nga numri nje aktual i PASOK-ut Evangelos Venizelos per tu bere deputet i kesaj partie ne Parlamentin e ardhshem grek.
Mesa duket Pirro Dhima nuk do te jete deputeti i vetem i ardhur nga Shqiperia ne Parlamentin e ardhshem grek te pas 6 majit pasi paralajmerohet nje fitore e sigurt edhe per kandidatin tjeter minoritar Aleksander Anagnosti qe ndodhet ne nje pozicion te mire dhe te arritshem ne listen e kandidateve te Partise Demokracia e Re. Kandidati neodemokrat i diplomuar ne Athine per inxhinieri Aleksander Anagnosti ka lindur ne Livadhja te Sarandes eshte 36 vjec dhe prej shume vitesh jeton ne Greqi se bashku me familjen e tij.
Shanse per te fituar nje vend ne Parlamentin e ardhshem grek ka edhe nje tjeter minoritare nga listat e kandidateve te PASOK-ut Milica Joti me orgjine nga fshati Cerkovice i Komunes Dhiver te Sarandes e cila mesohet se do te garoje ne zonen e pare te Athines. Milica e diplomuar per drejtesi ne Fakultetin Juridik te Universitetit te Athines ka licence dhe eshte anetare e Dhomes se Avokateve te Athines. Ajo si aktiviste e sillogut fitoi te drejten e kandidimit perballe dy emrave te tjere nga e njejta origjine Jorgo Xhumaka dhe Anastas Muratit.
Mesohet gjithashtu se jane edhe dy minoritare te tjere qe kandidojne per partine ekstremiste LAOS konkretisht Athina Kremidha nga Saranda qe mesohet se kandidon per kete force politike ne zonen e dyte te Pireut. Mjekja Kremidha qe ka lindur ne Shqiperi ne vitin 1979 ka studiuar per fizioterapi ne Greqi dhe si sekretare e bordit te rinise se Epirit te Veriut ka qene shume aktive ne promovimin e te ashtuquajturit Epiri i Veriut gjate 11 viteve ne kete detyre.
Emri i kandidatit tjeter qe garon ne Larisa per LAOS eshte Strati Daja i cili ka lindur me 1968-n ne Delvine dhe prej 20 vjetesh jeton ne qytetin grek Larisa. Edhe ky njihet si aktivist per ceshtjet e Epirit te Veriut.
Kesisoj pese kandidatet e thirrur nga radhet e minoritetit grek ne Shqiperi jane shpresa e partive greke per te kthyer besimin e humbur nga votuesit e thjeshte greke te politika aktuale e deshtuar. Zgjedhjet e 6 majit ne Greqi karakterizohen nga humbja e shpreses per shkak te situates ku ndodhet vendi ndaj partite politike kane zgjedhur emra te rinj qe sipas tyre mund te marrin mbeshtetje.
var disqusshortname = gazetashqip var disqusidentifier = co-ed0d6c06c80311c871a5a7b3c010a4f9 function var dsq = document.createElementscript dsq.type = text/javascript dsq.async = true dsq.src = http// - disqusshortname - .disqus.com/embed.js document.getElementsByTagNamehead0 document.getElementsByTagNamebody0.appendChilddsq LAJMI FUNDIT Berisha ne jubileun e Vatres Homazh per ata burra qe 100 vjet me pare themeluan ketu ne atdheun e lirise 1 ore me pare ... Ne perfundim te vizites se tij ne SHBA Kryeministri Berisha ... Kandidaturat per president Aleanca Demokristiane propozon Jozefina Topallin 15 ore me pare ... Pas Fatos Nanos dhe Neritan Cekes zbulohet emri i kryetares se parlamentit. PD e PS ende pa emra kandidatesh Presidenti Topi Politika te lere interesat vetjake ne 100-vjetorin e pavaresise 19 ore me pare ... Kreu i shtetit dekoron patriotin Zenel Hito Gjoleka Pas vdekjes me Urdhrin Nderi i Kombit Milo Nenshkrimi i draftit nga 26 partite historike 21 ore me pare ... Kreu i PDS-se vlereson si te domosdoshem nje rotacion politike pas 8 vitesh keqqeverisjeje te PD-se Zyrtarizohet kandidati i dyte per president PAD zgjedh Neritan Ceken 22 ore me pare ... Partia Aleanca Demokratike PAD ka propozuar diten e sotme Neritan ... SHBA Kryeministri Berisha merr pjese ne prezantimin e filmit Besa 1 dite me pare ... Akt vleresues per mbrojtjen e hebrenjve dhe virtytet fisnike te shqiptareve ne kuader te 100-vjetorit te Pavaresise