Kandidatet per trajner te kombetares ngushtohet rrethi

Miqësoret e nëntorit janë shumë pranë, ndërsa koha shtrëngon Federatën Shqiptare të Futbollit dhe presidentin e saj Armand Duka për të zgjedhur emrin e trajnerit të ri të kombëtares kuqezi. Nëse pas largimit të Josip Kuzhe lista e kandidavë ishte e gjatë, tani posti në pankinën e skuadrës shqiptare duket se do të ndahet mes Besnik Hasit dhe sllovenit Matjaz Kek.
Këta të fundit kanë bërë të njëjtën lëvizje që i afron me përfaqësuesen shqiptare, duke dhënë dorëheqjen nga skuadrat ku punonin më parë. Ish-kapiteni kuqezi është larguar nga posti i zëvendëstrajnerit të Anderleht, ndërsa lajmi është konfirmuar nga klubi belg, i cili ka bërë të ditur se kërkon një zëvendës në pankinën e tij.
Ndërkohë, burime në Federatën Shqiptare të futbollit shprehen se tratativat mes presidentit Duka dhe Besnik Hasit kanë avanacuar dhe janë shumë pranë akordit. Por, në rrugën e Hasit drejt rikthimit në kombëtaren shqiptare si trajner pengohet nga Matjaz Kek.
Të hënën, tekniku dha dorëheqjen nga përfaqësuesja sllovene, ndërsa nuk mohoi mundësinë e drejtimit të skuadrës shqiptare. “Shqipëria ka një ekip shumë të mirë. E them këtë pasi i njoh mirë futbollistët dhe kam luajtur kundër saj. Dyerta janë të hapura dhe nuk e përjashtoj si mundësi”, ka thënë Kek për mediat sllovene.
Deklarata të qarta të teknikut që duket se ka kapërcyer në listën, kandidatët e tjetë rë huaj si Sretcko Katanec apo Ervin Kuman. Gjithsesi, tani gjithcka është në dorën e presisdentit Duka, i cili duhet të zgjedhë trajnerin e ri në prag të ndeshjeve miqësore të nëntorit kundër Azerbajzhanit dhe Maqedonisë.
Nertan Prifti