E Shtunë, 31 Tetor 2026

Provimi i shtetit MASH Vleresim elektronik i testit

Provimi i shtetit do të fillojë të aplikohet në nëntor ndërkohë që lista përfshin rreth 33 profesione. Specialistët e Agjensisë Kombëtare të Provimeve shpjegojnë për AS se provimi do të monitorohet nga komisione në të posaçme duke zbatuar rregulla shumë të rrepta të cilat do të shmangin çdo lloj abuzimi të mundshëm në marrjen e lejes për ushtrimin e profesionit.

“Profesione të caktuara do të kenë data të caktuara. Ky është një provim që zhvillohet për herë të parë në kompjuter, me administrator në çdo sallë. Hyrja e kandidatëve në kompjuter do të bëhet nëpërmjet identifikimit të gishtit dhe nëpërmjet fotos së fytyrës. Pra, një kandidat që do të hyjë në sallën e provimit, pas këtij kontrolli dhe identifikimit, do t’i shfaqet direkt fytyra në ekran dhe ai do të shkojë të ulet në atë kompjuter”- tha Niko Terezi, specialist në MASH .

Një risi tjetër është se vlerësimi i provimit të shtetit do të jetë elektronik. Madje për profesione të caktuata kandidatët do të marrin përgjigjen menjëherë sapo të mbarojnë testimin.

“Për pjesën e mjekësisë të gjitha pyetjet do të jenë me alternativa, kështu që përfundimi do të dalë menjëherë nëpërmjet kompjuterit. Pra, të gjitha ata kandidatë që do të marrin provimin, do të shohin në kompjuter një shprehje ‘suksese, provimin e keni marrë’ dhe menjëherë do të marrin përgjigjet e pyetjeve dhe certifikatën e zhvillimit të provimit”- tha Terezi.

Specialistët pranë Agjenisë Kombëtare të Provimeve thonë se testi i para për profesionet e rregullura mendohet të jetë stomatologjia ndërkohë që data e  zhvillimit të tij të jetë 21 nëntori .

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›