E Diel, 1 Nëntor 2026

Kandidatet republikane per president kritikojne ashper Iranin

Kandidatet republikane qe konkurojne per emerimin e partise se tyre per zgjedhjet presidenciale te 6 nentorit po kritikojne ashper Iranin nersa shtohen tensionet ne Gjirin Persik. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Meredith Buel sjell hollesi nga Uashingtoni.

Ushtria e Iranit ka shtuar ndjeshem retorikat ndaj Shteteve te Bashkuara ndersa sanksionet me te fundit ekonomike me sa duket kane pasur nje ndikim te madh ne ekonomine iraniane.

Kohet e fundit Irani perfundoi manovra detare afer Ngushtices se Hormuzit nje rruge kyce per transportin e naftes ne Gjirin Persik.

Teherani ka kercenuar te nderprese trafikun detar ne kete ngushtice nese fuqite perendimore vendosin sanksione ndaj eksporteve iraniane te naftes.

Presidenti deshtoi qe te vendoste sanksione te ashpra ndaj Iranit. Ai deshtoi te mbeshteste disidentet ne Iran kur ata dolen neper demonstrata madje ai ka deshtuar te paraqese plane te besueshme dhe alternativa ushtarake per te parandaluar Iranin qe te zoteroje nje arme berthamore.

Vendet perendimore e akuzojne Iranin se perpiqet te prodhoje arme berthamore akuze qe Teherani e hedh poshte. Kandidati republikan per president Rick Santorum.

Une do tu thosha iranianeve qe te hapin per inspektime qendrat berthamore dhe te fillojne eliminimin e tyre ose ne do ti shkaterrojme keto qendra me ane te sulmeve ajrore madje ta bejme publik nje veprim te tille.

Analistet thone se megjithe retoriken e ashper te kandidateve republikane ndaj Iranit qendrimet e tyre nuk ndryshojne shume nga politika e tanishme amerikane. James Lindsay i Keshillit per marredheniet me jashte.

Flitet plot emocione rreth kesaj ceshtjeje madje identifikohet edhe kercenimi por diskutohet shume pak se cfare duhet bere me saktesi.

Jo te gjithe kandidatet republikane mbeshtesin masa ushtarake kunder Iranit. Ligjvenesi nga Teksasi Ron Paul i cili eshte lunder luftes ka bere thirrje per kujdes.

Mendoj se nese reagojme me emocione dhe marrim pjese ne bombardimin e Iranit ne do ta gjejme veten ne nje gjendje edhe me te veshtire.

Analistet thone se shpesh kandidatet presidenciale perdorin ceshtje te politikes se jashtme per te demonstruar fuqine e Amerikes duke thene se jane gati te perdorin forcen ushtarake per te permbushur objektivat e tyre ne bote. Jennifer Lawless jep mesim ne Universitetin Amerikan.

Ne nuk dime shume rreth Iranit. Ne nuk dime shume rreth programit te armeve berthamore dhe cdo te ndodhe ne te ardhmen. Gjendja ne Iran krijon nje mundesi te mire per kandidatet republikane qe te flasin rreth kesaj ceshtjeje dhe te bindin votuesit rreth pozites se tyre.

Sidoqofte disa iraniano-amerikane thone se komentet e ashpra te republikaneve jane te pakujdeshme.

Ata shpresojne qe politika amerikane ndaj Iranit te ndryshoje nga sanksionet e ashpra ne perpjekje per negociata nje hap ky qe ata e pranojne se eshte i veshtire ne nje vit zgjedhjesh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›