Pakistan, gjenden trupat e pajetë të 10 ushtarëve

Gjenden trupat e pajetë të 10 ushtarëve pakistanezë të marrë peng muajin e kaluar nga militantët.
Zyrtari ushtarak, Naim Kan, tha se trupat e ushtarëve ishin gjetur në rajonin Orakzai, afër kufirit me Afganistanin.
Dhjetë ushtarët ishin rrëmbyer muajin e kaluar gjatë një sulmi në bazën e sigurisë në Orakzai.
Javën e kaluar militantët kanë vrarë 15 ushtarë, të cilët i mbanin në Vaziristanin Verior, afër kufirit me Afganistanin.