Kandidatet republikane per president premtojne shkurtime te ndihmes se huaj

Procesi i zgjedhjeve presidenciale te Shteteve te Bashkuara fillon zyrtarisht me 3 janar ne shtetin qender-perendimor te Ajovas kur republikanet do te votojne per zgjedhjen e nje kandidati te partise se tyre i cili do te perballet me Presidentin Barak Obama ne nentor te vitit 2012. Ekonomia e vendit dhe papunesia kane dominuar debatet e kandidateve republikane por edhe politikat e jashtme jane shfaqur here pas here gjate tyre perfshi ceshtjen e ndihmes se huaj.
Ne debatin e fundit republikan ne Las Vegas disa prej kandidateve presidenciale e bene te qarte se do te shkurtonin ndihmen e huaj nese do te zgjidheshin. Guvernatori i Teksasit Rick Perry.
Une mendoj se eshte koha qe ky vend te zhvilloje nje debat serioz mbi ndihmen e huaj.
Nje tjeter kandidat ligjvenesi i Teksasit Ron Paul tha se Shteteve te Bashkuara nuk i takon te dergojne ndihma jashte vendit.
Kushtetuta nuk autorizon qe ne te marrim para prej jush dhe tia japim ato vendeve te huaja. Per mendimin tim ndihma e huaj po u merr te ardhura njerezve te varfer te ketij vendi dhe po ua jep ato njerezve te pasur te vendeve te varfera.
Ish-Guvernatori i Masacusetsit Mitt Romney i cili per shume republikane mbetet pretendenti kryesor tha se kohet e veshtira ekonomike ne vend kerkojne shkurtime te ndihmave te huaja.
Mendoj se nuk ka kuptim qe ne te marrim borxh nga kinezet dhe tia japim ato para nje vendi tjeter si ndihma humanitare. Ne duhet te lejojme kinezet te kujdesen per ata njerez.
Komentet e republikaneve per shkurtimin e ndihmes se huaj ngjallen kritika nga udheheqesit e krishtere evangjelike perfshi zotin Richard Cizik.
Te gjitha keto programe jane pjese e intereseva tona kombetare dhe nga kendveshtimi i krishtere evangjelik ato jane gjithashtu te rendesishme sepse reflektojne vlerat tona biblike si kujdesja per te tjeret.
Zoti Cizik dhe te tjere theksojne rendesine e programeve te ndihmave te SHBA-se si per shembull ai per permbytjet ne Pakistan ndihmat per katastrofen e termetit ne Haiti dhe ato per luften kunder varferise dhe semundjeve ne Honduras.
Analistet e politikave te jashtme thone se ne vend ndihma e huaj e Shteteve te Bashkuara mbeshtetet nga opinioni publik. Heather Hurlburt punon per Rrjetin e Sigurise Kombetare.
Kur zhvillohen anketat e opinionit midis qytetereve amerikane ata jane mjaft besnike ndaj idese se ne jetojme ne nje shoqeri globale dhe se jemi shume te lidhur me njerezit ne mbare boten dhe se eshte pergjegjesi per ne si qytetare te ofrojme ndihme per njerezit e vendeve te tjera.
Zonja Hulburt thote se shumica e amerikaneve nuk e dine qe ndihma e huaj perben vetem nje perqindje te vogel te buxhetit.
Ndihma e huaj e Shteteve te Bashkuara eshte me pak se 1 perqind e shpenzimeve vjetore. Qytetaret amerikane ne anketat e opinionit zakonisht shprehen se ata mendojne se ajo perben rreth 20 perqind dhe se sipas tyre duhet te jete midis 5 dhe 10 perqind qe do te ishte nje pesefishim i shifrave me te cilat ne ndihmojme boten tani.
Ka shume mundesi qe kjo teme te diskutohet serish ne nje tjeter debat republikan me date 15 nentor i cili do te jete teresisht mbi ceshtjet e politikes se jashtme.