E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papandreu Shpejt bisedimet per koalicionin

Kryeministri grek Jorgo Papandreu tha se do te filloje shpejt bisedimet per te formuar nje qeveri te re te koalicionit qe do te siguroje vazhdimin e fondeve te shpetimit.

Zoti Papandreu i beri komentet sot pas nje takimi me presidentin Karolos Papulias dhe disa ore pasi i mbijetoi nje votebesimi ne parlament.

Por udheheqesi i opozites Antonis Samaras u pergjigj duke perseritur thirrjen e tij per zgjedhje te menjehershme. Samaras kishte kerkuar doreheqjen e zotit Papandreu duke thene se ai rrezikoi poziten financiare te Greqise ne bote duke bere thirrje per referendumin. Zoti Papandreu ka paralajmeruar se mbajtja e zgjedhjeve te parakohshme do te ishte katastrofike.

Presidenti grek Karolos Papulias tha se do te takohet nese me zotin Samaras per te diskutuan ngercin per krijimin e nje qeverie te bashkimit.

Kryeministri fitoi votebesimin pasi tha se ishte i gatshem te diskutonte per nje qeveri me baze te gjere per te miratuar nje marreveshje te rendesishme per te shpetuar Greqine nga falimentimi dhe per te stabilizuar vendet qe perdorin euron.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›