Kandidati Mitt Romney fiton mbeshtetjen e dy shteteve ne zgjedhjet paraprake

Kandidati republikan per president Mitt Romney ka korrur dy fitore mbreme ne zgjedhjet paraprake duke fituar me lehtesi Arizonen dhe me nje diference te vogel ne shtetin Michigan.
Zoti Romney falenderoi mbeshtetesit mbreme per ate qe e cilesoi nje fitore te madhe ne dy shtete. Ai kritikoi politikat e presidentit Barak Obama nderkohe qe premtoi te krijonte vende pune rikthimin e ekonomise ne drejtimin e duhur dhe reduktimin e borxheve dhe qeverise.
Kandidati Romney luftoi ashper ne Micigan per te shmangur konkurentin kryesor Rick Santorum i cili ka pesuar ngritje ne anketa dhe fitoi tre shtete me heret kete muaj ne Kolorado Minesota dhe Mizuri. Sipas anketave te dy kandidatet gezonin mbeshtetje te barabare para votimeve te djeshme.
Ndersa kandidati Santorum falenderoi mbeshtetesit mbreme duke pranuar se nje muaj me pare votuesit ne Micigan nuk e dinin se kush ishte ai. Ai gjithashtu kritikoi politikat e presidentit Obama dhe foli per ekonomine shkurtimin e shpenzimeve federale dhe uljen e varesise nga nafta e huaj.
Ligjvenesi nga Teksasi Ron Paul dhe ish kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve Newt Gingrich ndodhen shume mbara ne anketat e opinionit publik. Zoti Gingrich i perqendroi te marten perpjekjet e fushates ne Xhorxhia shtet te cilin ai perfaqesoi ne Kongres per dy dekada. Ndersa zoti Paul zhvilloi nje tubim mbreme ne shtetin Virxhinia.