Bildt në WikiLeaks, nuk i pëlqejnë shqiptarët e kroatët

Karl Bildt, ministri i Jashtëm suedez
WikiLeaks ka publikuar 200, nga 5 milionë dosjet e marra nga kompania amerikane e sigurimit, Stratfor dhe vëmendjen mes tyre e kanë marrë mesazhet e ministrit të Jashtëm suedez, Karl Bildt. Mes ambicieve për ta kthyer Suedinë në një fuqi botërore, ai ka shprehur mospëlqimin për Kryeministrin rus, Vladimir Putin dhe, gjatë punës së tij në Ballkan, ka dalë në përfundimin se ai nuk i pëlqen shqiptarët dhe kroatët. Detajet e mesazheve përfshijnë një shkëmbim e-mailesh në shtator 2009, mes nëpunësve të Strategic Forecasting, Inc., një kompani këshilluese sigurie e njohur si Stratfor dhe një eurodeputeti suedez të referuar vetëm si SW501. Sipas raportit të Stratfor, Bildt është kritik i fortë i Rusisë dhe një herë e ka quajtur Putinin çetnik, një term i përdorur për tiu referuar ultranacionalistëve serbë. Bildt ka qenë i acaruar edhe me Presidentin francez, Nikolas Sarkozi, mbi debatet për një manovrim francez në lidhje me presidencën e BE-së nga Suedia, në vitin 2009. Eurodeputeti i paprezantuar suedez shpjegon se këndvështrimi i Suedisë për zgjerimin e BEsë është një mënyrë për të thyer lidhjet franko-gjermane në BE, sipas të njëjtit raport. Zëdhënësja e Bildt, Ana Sharlota Johanson, tha për mediat se detajet e e-maileve ishin thashetheme. Mendoj se ne do të bëjmë atë që bëhet normalisht në këto rrethana, përmbajtja nga komentimi. Ky është një informacion nga një palë e tretë, tha ajo dje për gazetën The Local.