Kandidati i Lapajt kapet me kokainë/ Sarandë, arrestohet Ergys Isufi, kontroll edhe në banesën e tij

SARANDË- Kapet me kokainë kandidati për deputet nga Lëvizja Shqipëria Bëhet.
Gjatë kontrollit, kandidati i Adriatik Lapajt, Ergys Isufi ka tentuar të largohet, por është ndaluar nga Policia e Sarandës.
Gjatë kontrolleve iu gjet një dozë kokaine në xhep.
Pas ndalimit, autoritetet kanë vijuar kontrollet edhe në banesën e tij./abcnews.al