Kandidati per Senatin amerikan Xhozef Dioguardi ben fushate ne Nju Jork

Parada tradicionale e Dites se Kolombit zbuluesit te Amerikes ishte nje rast i mire qe italiano-amerikanet te shpalosnin vlerat e tyre ne zemer te Nju Jorkut.
Por parada ishte nje rast i mire edhe per politikanet qe te benin fushate per te fituar votat e komunitetit te madh italo-amerikan.
Joseph DioGuardi lobist me origjine arbereshe erdhi ketu i hipur ne nje Kadillak te hapur te vitit 1965 bashke me gruan Shirley per te terhequr vemendjen tek ceshtjet qe ai perkrah si kandidat republikan.
Sot ai nuk eshte me thjesht nje ish kongresmen. Zoti DioGuardi synon tani nje vend ne Senatin amerikan pas nje beteje te veshtire brenda Partise Republikane.
Babai im erdhi ketu kur ishte 15 vjec ai fliste dy gjuhe shqip dhe italisht nuk dinte asnje fjale anglisht. Erdhi ne Amerike sepse ketu mund te kerkonte nje pune. Nuk erdhi me ndonje program qeveritar.
Zoti DioGuardi jo pa qellim permend programet qeveritare. E tere fushata e tij ne Nju Jork vertitet tek tema e parapelqyer nga republikanet per nje qeveri sa me te vogel dhe per te pakesuar shpenzimet qeveritare te cilat sipas tij jane shtuar se tepermi nga administrata demokrate e Presidentit Barak Obama.
Kjo eshte e keqja ne po heqim dore nga endrra amerikane. Qeveria eshte zmadhuar shume dhe shpenzon pa kriter duke detyruar njerezit e thjeshte dhe bizneset e vogla te dalin jashte loje. Njerezit nuk kane pune. Vetem ne Nju Jork kemi 1 milion te papune 15 milione ne te gjithe vendin.
Ai perpiqet te perqendrohet tek mesazhi i tij kryesor. Keshilltari i tij i shtypit i rri vazhdimisht prane. Kandidati duhet te jete i kujdesshem ne komentet qe ben.
Zoti DioGuardi do te ndeshet ne zgjedhjet e 2 nentorit me Senatoren demokrate Kirstin Xhilibrand e cila gezon mbeshtetjen e figurave kryesore ne Partine Demokrate te zotit Obama. Beteja qysh tani duket te jete e veshtire.
fare kerkon te beje Presidenti Obama dhe senatorja Gillibrand Duan me teper programe qeveritare... Ne po shpenzojme para qe nuk i kemi po marrim borxh nga vende si Kina te cilet nuk kane te njejtat vlera si ne. Dhe keshtu po heqim dore nga endrra amerikane.
Fushate bejne edhe te tjere ne kete parade. Dy kryesoret ata qe kandidojne per postin e guvernatorit te shtetit Nju Jork jane italiano-amerikane Andrju Kuomo demokrat prokuror i pergjithshem i Nju Jorkut dhe Carl Paladino biznesmen miliarder.
Te besh fushate eshte nje gje e bukur. Sidomos kur beson tek vetja dhe kur ke nje mesazh.
Zgjedhjet jane shume afer dhe politikanet e dine se komentet e tyre degjohen me kujdes keto dite.
Mes atyre qe shikojne ne te dy anet e Avenuse se Peste ka edhe mbeshtetes te Zotit DioGuardi. Nuk jane shume por duken te vendosur. Mes tyre eshte edhe shqiptari i lindur ne Amerike Bekim Tafilaj.
Dioguardi eshte i mrekullueshem. Mendoj se njerezit duhet te mesojne prej tij. Nuk ka rrugezgjidhje tjeter vecse me Xho Dioguardin. Nju Jorku eshte ne veshtiresi prandaj i ftoj te gjithe qe me 2 nentor tia japin voten Xho DioGuardit.
Nga ana tjeter zoti Dioguardi shprehet optimist per fushaten.
Kane mbetur edhe tri jave deri ne zgjedhje dhe do te shikoni se si do ta perfundoj fushaten. Shume mire dhe shume fort. Shume pune dhe shume fort.
Por fushata per senat ndryshon shume nga lobizmi i tij per ceshtjet shqiptare. Temat e kesaj fushate jane shume me te gjera. Shqiptaro-amerikanet duan te dine se cdo te beje per ta Zoti DioGuardi ne rast se zgjidhet senator me 2 nentor
Ju e dini se sot ka shume ceshtje nderkombetare te nderlikuara. Ne ende nuk kemi zgjidhur Irakun. shte pastaj lufta ne Afganistan. Keshtuqe kur mendon per Shqiperine dhe per Ballkanin mendon se sa mire qe sot kemi Kosoven e pavarur sepse do te jete shume e veshtire qe gjerat atje te kthehen atje ku ishin kur une isha kongresmen. Por si senator une do te bej shume per te sjell barazi te vertete dhe demokraci te vertete ne Ballkan.