Lidhja Demokratike e Kosoves terhiqet nga koalicioni qeverises

Ne Prishtine Lidhja Demokratike e Kosove ka vendosur te terhiqet nga koalicioni qeverises. Ky vendim u be i ditur pas mbledhjes se kryesise se kesaj partie ne te cilen sic u tha jane analizuar zhvillimet e fundit ne Kosove. Kryesia e kesaj partie ka urdheruar zevendeskryeministrin ministrat dhe zevendesministrat e saj qe perfundimisht diten e hene me 18 tetor te bejne dorezimin e detyrave nga postet qe kane pasur.
Vendimi per dalje nga koalicioni qeveris ndodhi vetem nje dite pas vendimit te ushtruesit te detyres se presidentit te Kosoves Jakup Krasniqi qe 13 shkurti i vitit 2011 te jete date e zgjedhjeve te parakohshme ne Kosove.
Zgjedhjet e parakohshme ne Kosove u imponuan me doreheqjen e ish presidentit te vendit Fatmir Sejdiu pasi qe Gjykata Kushtetuese konstatoi se ai ka shkelur kushtetuten duke mbajtur dy poste ate te presidentit dhe ate te Lidhjes Demokratike te Kosoves.
Terheqja e Lidhjes Demokratike te Kosoves nga koalicioni qeverises mund te coje vendin ne zgjedhje te jashtezakonshme.