Kandidatura per President Nano kalon topin nga Rama

Nano i hedh topin Rames per President Nano Jam i gatshem per President me angazhim dobiprures per hapesira jo bipartizane Rikthimi i te vjetrit batuta e Nanos Hollivudi vlereson me shume aktoret me pervoje
Ish-kryeministri i vendit dhe lideri historik i Partise Socialiste Fatos Nano deklaroi dje se ai eshte i gatshem per te kandiduar ne zgjedhjet e ardhshme presidenciale duke theksuar se me kandidaturen e tij do te sjelle me shume dobi ne jeten politike shqiptare. Ne kete kontekst Nano i cili e ka shprehur prej kohesh deshiren e tij per te mbyllur karrieren politike ne postin e kreut te shtetit pohoi se ka qene mjaft i vemendshem kohet e fundit per te gjetur partneret ne te dyja kampet. Une dhe oferta qe ju e shprehet ne menyren tuaj profesionale jemi aty me angazhimin dobiprures per me shume iniciativa dhe hapesire bipartizane ose jopartizane ne politiken shqiptare dhe ne komunikimin e saj me familjen evropiane per te bere te kunderten e asaj qe ka ndodhur per fat te keq dy vitet e fundit - tha ai. Kryesisht deklarata e Nanos per mundesine e kandidimit te tij ne postin e Presidentit me se shumti i drejtohej forces te cilen ai e kryesoi per vite me radhe dhe personalisht kreut aktual te saj Edi Rama. Kesaj teze i shtohet me shume edhe fakti i cili lidhej me pyetjen e drejtuar Nanos qe kerkonte te njihej me opinionin e tij aktual per kryesocialistin ku ai u pergjigj duke u shprehur Nuk behet fjale per nje reagim personal ndaj nje investimi shumevjecar qe eshte i pranishem ne reformimin dhe ne sjelljen e se majtes ne qeverisjen me rekordet perkatese dhe ne aftesite konkurruese qe ajo ka shfaqur ne politiken shqiptare. Besoj se eshte e mundur qe te rivendosen te gjitha marredheniet qe bejne te mundur jo vetem riaktivizimin e vlerave konkurruese te se majtes ne Shqiperi por edhe kontributet e saj kombetare ne bashkepunim me faktore te tjere te moderuar te politikes shqiptare qe do te pershpejtonin procesin e integrimit.
Presidenti
Ish-kryeministri i vendit Fatos Nano deklaroi dje se ai do te shpalle kandidaturen e tij ne zgjedhjet e ardhshme presidenciale ku theksoi se po kerkon partnere nga te dyja krahet politike si dhe marredhenie ne normalitet me Partine Socialiste. Une dhe oferta qe ju e shprehet ne menyren tuaj profesionale jemi aty me angazhimin dobiprures per me shume iniciativa dhe hapesire bipartizane ose jopartizane ne politiken shqiptare dhe ne komunikimin e saj me familjen evropiane per te bere te kunderten e asaj qe ka ndodhur per fat te keq dy vitet e fundit kur dhe kampet e majta dhe te djathta te Parlamentit Evropian nisen te mbrojne lojtaret respektive. Dhe jam shume i vemendshem per te gjetur partneret ne te dy kampet qe me ne fund do ta benin te qendrueshem prirjen qe po shfaqet muajt e fundit per te konkurruar me njeri-tjetrin pa shkaterruar axhenden kombetare te integrimit - tha Nano per Top Channel. Duke mbeshtetur aspiraten e tij ish-kryeministri nuk ngurroi te pohonte se ne nje te ardhme te afert nuk mund te mos shihet si nje mundesi vendosja e marredhenieve normale me PS-ne dhe kreun e saj aktual Rama. Besoj se eshte e mundur qe te rivendosen te gjitha marredheniet qe bejne te mundur jo vetem riaktivizimin e vlerave konkurruese te se majtes ne Shqiperi por edhe kontributet e saj kombetare ne bashkepunim me faktore te tjere te moderuar te politikes shqiptare qe do te pershpejtonin procesin e integrimit - u shpreh Nano duke nenvizuar se rikthimi i tij ne politike nuk mund te shihet si nje rikthim i nje figure te vjeter te kohes se shkuar. Ne kete kontekst Nano deklaroi me batute Ne produksionet e Hollivudit vleresohen me shume aktoret me pervoje te cilet vertet terheqin publikun.
Politika
I pyetur ne lidhje me situaten politike ne vend dhe humbjen e statusit te kandidatit ish-lideri historik i se majtes theksoi se pergjegjesia per kete eshte e te dyja paleve. Une besoj se jemi shume vone per te gjetur fajin. Une besoj se secila pale e di pergjegjesine e saj dhe une jam i bindur qe asnjera nga palet nuk mund ta kryeje vetem detyren kombetare te integrimit - tha ai. Me tej Nano nenvizoi se nje nder pikat kyce per integrimin evropian te vendit mbetet bashkepunimi mes dy forcave kryesore pasi sipas tij ne Evrope nuk mund te hyhet duke qene te ndare. Te dyja palet kane potencialet eksperiencen perfaqesuesit e duhur dhe te pazevendesueshem. Kete e tregojne edhe rezultatet e zgjedhjeve ne Shqiperi. Pak a shume elektorati eshte i ndare pergjysme dhe Shqiperia nuk mund te hyje me gjysma as per shkak apo per faj te gjysmes se saj ne Evrope. Duhet te gjithe te vendosin duart ne formen qe edhe femijet mbajne njeri-tjetrin qe Shqiperia te mos humbe ne mjedisin e ngarkuar me shume probleme qe edhe ka edhe Bashkimi Evropian sot - u shpreh ish-kryeministri i vendit Fatos Nano.
Sanino leter ekzekutivit dhe Komisionit te Integrimit Plan te ri per 12 rekomandimet
Komisioni Evropian nepermjet nje letre te derguar nga drejtori per zgjerimin ne KE Stefano Sanino i kerkon qeverise shqiptare dhe Komisionit Parlamentar te Integrimit te bashkojne perpjekjet ne realizimin e planit te veprimit ekzistues ne realizimin e 12 prioriteteve. Ne letren e derguar ministres se Integrimit Majlinda Bregu dhe kryetarit te Komisionit te Integrimit Ditmir Bushati Sanino evidenton punen e bere deri me tani duke kerkuar qe perpjekjet e deritanishme te vijojne ne permbushjen e suksesshme te 12 prioritete e ne vecanti atyre qe kerkojne konsensusin mes mazhorances dhe opozites. Eumlshte me rendesi qe Ministria e Integrimit dhe Komisioni Parlamentar per Integrimin te rishikojne dhe rifreskojne Planin e Veprimit i cili duhet te marre miratimin e Komisionit Parlamentar. Ky rishikim dhe rifreskim do te sherbeje ne ndertimin e nje kalendari pune dhe masash per tu implementuar - shkruan Sanino. Me tej ai pohon ne leter se per te gjitha hapat e ndermarra nga pala shqiptare duhet te informohet Komisioni Evropian ne menyre periodike per te patur me te lehte monitorimin e progresit te ketij procesi per 12 prioritetet. Komisioni Evropian shpreh gatishmerine e ndihmes ne aspektet teknike duke ofruar asistence teknike dhe takime te ndersjella per ato ceshtje thelbesore te ketyre prioriteteve thuhet ne leter. Ne te njejten linje me letren e KE-se Ministria e Integrimit e ka pergatitur tanime metodologjine e Planit Kombetar te zbatimit te Marreveshjes se Stabilizim-Asocimit e cili do te jete e permiresuar krahasuar me planet e meparshme. Diten e sotme pritet qe Komisioni Parlamentar per Integrimin evropian te zhvilloje nje seance degjimore me ministren e Integrimit Majlinda Bregu dhe ambasadorin e BE-s ne Tirane Etore Sekui ku do te diskutohet per implementimin e rekomandimeve qe Sanino ka derguar per tu marre ne konsiderate.