E Diel, 1 Nëntor 2026

Katar Topi Bashkejetesa paqesore arrihet vetem nepermjet diversitetit

Presidenti i Republikes Bamir Topi mori pjese diten e djeshme ne forumin e 4-t te Aleances se Civilizimeve te Kombeve te Bashkuara qe po mbahet ne kryeqytetin Doha ku ishte i ftuar nga Emiri i Katarit Sheik Hamad Bin Khalifa Al Thani. Ne fjalen e tij Topi deklaroi se shqiptaret jane nje popull i cili e ka ndertuar historine e vet duke pervetesuar besime dhe kultura te ndryshme qe prej paganizmit e deri ne ditet tona. Sipas kreut te shtetit ky rrugetim i gjate historik perjeteson gjithe diten fjalet e vyera te rilindesit shqiptar Vaso Pasha Feja e shqiptarit eshte shqiptaria. Une jam i bindur se ne te gjithe kemi nje rol te rendesishem per te luajtur ne formesimin e nje bote te re ku diversiteti kulturor e fetar do te jene guri i themelit per nje paqe te qendrueshme e per nje te ardhme te begate ku vlerat universale te bashkejeteses dhe respektit te ndersjelle do te jene kryefjala e jetes. Une besoj se te gjithe bashke mund ta ndertojme boten per te cilen enderrojme - u shpreh kreu i shtetit. Sipas tij Shqiperia ka ndjekur dhe ndjek nje politike parimore ne te mire te paqes e sigurise globale. Aktualisht ne jemi anetare aktive te NATO-s dhe jemi ne procesin e integrimit te plote evropian ku edhe keto vlera te cmuara te Aleances se Qyteterimeve qe diskutojme sot ne kete konference na bejne akoma me te ndergjegjshem per te ardhmen tone - vijoi me tej Topi ndersa theksoi se faktori shqiptar ne rajon po luan nje rol stabiliteti e sigurie me fryme bashkepunimi dhe nderkembimi politik ekonomik e kulturor. Ai rikujtoi ne kuader te ketij bashkepunimi se Shqiperia ka miratuar Strategjine e Dialogut Nderkulturor Planin dyvjecar te Veprimit si dhe ka ngritur nje komitet nderdikasterial per ecurine e ketyre dokumenteve themelore qe synojne rritjen e bashkepunimit dhe zhvillimin e projekteve ne fushat e arsimit emigracionit medias rinise dhe nje pjesemarrje sa me te gjere te gruas ne jeten politiko-shoqerore te vendit. Aktualisht ne Shqiperi eshte rritur ndjeshem numri i shkollave dhe universiteteve brenda vendit dhe i te rinjve qe studiojne jashte ne te gjitha kontinentet. Nje problem tjeter shume i rendesishem i Aleances se Qyteterimeve dhe nje preokupim mbareboteror per tu zgjidhur me bashkeveprim e tolerance eshte ceshtja e emigracionit - u shpreh Presidenti i Republikes. Gjithashtu ai theksoi se Shqiperia po ndjek nje politike parimore ne te mire te paqes e sigurise globale duke vendosur marredhenie shume te mira me SHBA-ne vendet e Bashkimit Evropian me vendet fqinj vendet arabe etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›