Kandidimi i Bashes skandal me shifrat e krimit per 2010-n
Ne prezantimin e analizes se Policise se Shtetit jane fshehur evidencat reale te kriminalitetit ne vend duke genjyer dhe keqinformuar publikun. Te njejtat shifra jane perdorur nga ministri i Brendshem per efekt fushate elektorale. Genjeshtra eshte e paster dhe provohet nga krahasimi mes fjalimeve publike te dy drejtuesve te larte te rendit dhe nje dokumenti klasifikuar si konfidencial te shperndare per drejtoret e larte te policise ku jepen shifrat reale.
Ne tabele jane te gjitha shifrat reale te krimit ku shihet qarte qe rritja e veprave penale gjate 2010-s krahasuar me nje vit me pare eshte qartesisht e dukshme.
Po japim vetem disa pjese nga fjalimi i drejtuesit te rendit ne analizen e policise se shtetit ku ai ka ulur shifrat e kriminalitetit dhe ka zvogeluar ose zhdukur elemente te tjere krahasues per te amortizuar ose zhdukur efektin publik te shtimit alarmant te krimeve ne vend vecanerisht vjedhjet dhe vrasjet.
Pas tij ka folur z. Basha duke e cilesuar vitin 2010 si vit rekordesh ne punen e policise. Edhe me e rende behet kjo situate duke pasur parasysh qe analiza vjetore u be ne prani te vete kryeministrit Berisha.
Marifeti me vrasjet ulje shifre dhe shtim kategorie
Numri i vrasjeve eshte me i larti ne pese vitet e fundit kurse drejtoria e pergjithshme e policise ka bere nje marifet per te ulur shifren ne evidence per here te pare ka shtuar kategorine vrasje nga pakujdesia.
Po keshtu shifrat jane ulur ku me shume e ku me pak. Jane raportuar me pak vrasje e me pak vjedhje ne analize per te arritur nje efekt krahasues pozitiv me 2009. Burgaj ka raportuar se paku 16 vrasje me dashje me pak se paku 11 vrasje ne tentative me pak rreth 20 trafiqe te paligjshme me pak per te mos folur per genjeshtrat skandaloze me shifrat e kultivimit dhe trafikut te droges.
Vjedhjet
Vjedhjet me arme e me dhune plotesojne panoramen e vitit te suksesshem. Per drejtorin e policise Burgaj dhe ministrin ne fushate edhe ne kete sektor uniformat blu kane shenuar sukses.
Ne fakt statistikat reale thone krejt te kunderten. Edhe pse nje pjese e mire e veprave penale te vjedhjes nuk raportohen dhe nuk nisin procedimet penale statistikat jane te frikshme. Statistikat e papublikuara te policise se shtetit bejne me dije se gjate vitit 2010 jane te evidentuara plot 3971 raste vjedhjesh me dhune dhe me arme.
Drejtori i policise se shtetit ne analizen vjetore ben publike vetem gjysmen e rasteve sa i perket vjedhjeve Per vitin 2010 jane evidentuar 846 vepra penale te renda kunder prones dhe jane zbuluar 566 ose 67 e tyre - tha ai ne analize mes te tjerash.
Trafiku Me shume grupe kriminale se sa individe
Qe ne Shqiperi vijon te mbillet Cannabis Sativa kjo nuk perben lajm. Mjafton te kujtojme Lazaratin. Por zyrtare te policise se shtetit thane ne analize se lufta kunder kultivimit dhe trafikimit te lendeve narkotike ka qene nder me te suksesshmit e uniformave blu.
Jane arrestuar 47 grupe kriminale - u tha ne analize nderkohe qe per kete veper penale ne evidence rezultojne te ndaluar vetem 6 persona. Aq e zellshme ka qene deshira per ta zbukuruar situaten duke manipuluar statistikatper trafik armesh dy per trafikim femrash nje grup per trafikim te miturish etj. si dhe jane kryer 4 operacione nderkombetare - thane z. Burgaj e z. Basha para dhjetera kamerave.
Por gjate 2010 -s statistikat bejne me dije se fushen e trafikimit te armeve dhe municioneve jane te identifikuar 12 raste nga te cilat jane ndaluar vetem dy persona dhe kater te tjere ndiqen ne gjendje te lire. Keto 6 persona perbejne pese grupet kriminale te trafikimit te armeve
Ndersa per trafikun e femrave evidencat thone se eshte vetem nje person i ndaluar dhe te shpallur ne kerkim jane tre te tjere. Pra referuar drejtorit dhe ministrit na del qe grupet kriminale ne Shqiperi jo vetem qe perbehen nga nje person por ky person per te plotesuar statistikat qe publikojne drejtuesit e Rendit duhet te jete edhe drejtues e anetar i ndonje grupi tjeter kriminal. Vetem keshtu mund te dalin llogarite...
Prokuroria Gjate 2010-s jane regjistruar 24506 procedime penale
Nuk eshte vetem krahasimi mes dy situatave asaj te bere publike Burgaj-Basha dhe asaj qe eshte shperndare per drejtuesit e policise. Edhe nga Prokuroria e Pergjithshme mund te zbulohet lehte skandali i manipulimit te shifrave te krimit nga drejtuesit e larte te policise se shtetit.
Keshtu ne baze te te thenave nga ky institucion thuhet se gjate 2010-s kane nisur 20506 procedime penale. Ndersa ne analizen e policise se shtetit thuhet se pergjate vitit qe shkoi jane te regjistruar vetem 13651 vepra penale. Sipas analizes se prokurorise per vitin qe shkoi thuhet se ndjekjet penale shenojne nje rritje prej 10 ne krahasim me vitin 2009. Edhe po ti zbresim kesaj shifre 4415 procedime penale te bartura nga viti i shkuar prape nuk perputhen me raportin e policise.
Me poshte eshte evidenca REALE - krahasuese per tre vitet e fundit - qe u eshte shperndare ne menyre konfidenciale drejtuesve te larte te policise. Gjate analizes
Viti 2008 2009 2010
Vepra Penale 13651 13100 15096
Vrasje 88 79 131
Vjedhje me arme 41 50 64
Vjedhje me dhune 103 119 164
Vjedhje Gjithsej 2313 3037 3971
Vjedhje biznesesh - 93 192
Vjedhje banesash 697 757 957
Vjedhje lokalesh 640 893 1023
Vjedhje veturash 388 498 627
Vjedhje te tjera 588 826 1172
ANALIZ
Na ngopen me genjeshtra
shte e qarte qe fushatat elektorale per fat te keq jane shnderruar thuajse ne nje justifikim te politikaneve per te genjyer. Por genjeshtra duhet ndeshkuar. Ligjerisht. Edhe me vote Ne kuadrin e fushates elektorale ministri i Brendshem kandidat per Bashkine e Tiranes se fundmi ka marre levdata si ish-minister i Brendshem i suksesshem pasi sic eshte raportuar nga kjo Ministri e nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise 2010 ka qene viti qe shenon kulmin e suksesit te tyre.
Gjuha e perdorur nuk eshte gjuhe profesionistesh te policise e megjithate ky eshte shqetesimi yne me i vogel. Problemi i vertete qendron te shifrat e suksesit qe u prezantuan ne analizen e policise se shtetit. Shifrat e publikuara ngjallin entuziazem por ato nuk perputhen me dokumentet reale qe vete Policia e Shtetit ka shtypur per drejtuesit e saj.
Nje dokument i klasifikuar siguruar nga Shekulli evidence qe u eshte shperndare drejtoreve te policise mbi shifrat e krimit gjate 2010-s permban shifra te ndryshme nga ato qe i jane servirur zyrtarisht publikut shqiptar.
Jane pikerisht statistikat qe kurre nuk jane bere publike qe deshmojne se 2010 ka shenuar rritje te larte te kriminalitetit krahasuar me dy vitet paraardhese. Vrasjet rrembimet me dhune vjedhjet e bankave trafikimi dhe kultivimi i lendeve narkotike gjate 2010-s kane qene shume te larta dhe suksesi i MB-se jo thjesht duhet pare me shume skepticizem por ajo qe eshte me e rendesishme eshte qe eshte genjyer me vetedije publikisht per nivelin e krimit.
Shifrat paraqesin nje realitet alarmant sepse shenojne rritje te shtrirjes se krimit ne vend ne krahasim me vitet e shkuara por Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj dhe me pas ministri Basha ne prezence te kryetarit te qeverise Berisha dhe kamerave te shumta ne Analizen Vjetore te vitit 2010 na serviri nje Shqiperi krejtesisht tjeter.
Duke folur me gjuhen e perqindjeve z. Burgaj tha se cdo sektor i veprimtarise se policise ka shenuar sukses duke filluar qe nga parandalimi i vrasjeve e deri tek asgjesimi i kultivimit dhe tregtimit te lendeve narkotike.
Mirepo evidence reale e pergjithshme e policise se shtetit qe ndodhet vetem ne sirtaret e disa drejtuesve te policise tregon se niveli i krimit eshte shume me i larte si ai qe u be publik ne Analize. Dhe jo thjesht me i larte se nje vit me pare. Por me i larti ne pese vitet e fundit
8 pikat ku eshte manipuluar ne raportimet e drejtuesve te Rendit per shifrat e krimit ne 2010-n dhe per Reformen
Vrasjet
Ne 2010-n kemi vrasjet me te larta nder 5 vitet e fundit. Jane 52 vrasje me shume se vitit 2009. ndonese eshte krim qe nuk fshihet dot eshte shtuar ne evidence vrasja nga pakujdesia qe nuk ka ekzistuar me pare me qellim per te ulur numrin e tyre
Vjedhjet
Vjedhja me arme dhe me dhune eshte rritur ne menyre te ndjeshme krahasuar me 5 vitet e fundit shiko diferencat ne tabele. Vjedhja e prones ndonese eshte problem sepse nuk evidentohen eshte perseri ne rritje me rreth 1000 vjedhje me shume se nje vit me pare.
Droga
Ne analizen vjetore nuk permenden se sa sasi lende narkotike eshte sekuestruar ne Itali me origjine nga Shqiperia. Keto shifra vijne nga policia italiane ne menyre periodike. Ne statistikat e drejtuesve te Rendit nuk eshte perfshire si ze
Bandat
Qe te arrestosh nje grup kriminal per trafik droge duhet te jene te pakten tri veta qe kane kryer veprimtarine kriminale. Nderkohe ne prezantimin e analizes se punes se policise numri i grupeve te goditura eshte me i madh se zeri persona te arrestuar
Kanabis
Per kultivimin e cannabis sativa nuk jane dhene shifra te sakta madje diferenca ketu mes asaj qe eshte deklaruar dhe asaj qe eshte ne evidencat reale eshte skandaloze. Ne rastin kur jane sekuestruar 1 000 bime eshte bere publike per disa dhjetera. Ne analizen e Prokurorise dalin shifra te tjera per kete fenomen dhe ne teresi per referimet qe jane bere nga policia
Policia Rrugore
Jane bere ndryshime strukturore te panevojshme dhe joefektive. Ndarja e policise Rrugore me kontroll vertikal e mbyll vitin me 336 te vdekur dhe cenon rende komunikimin me sherbimet e tjera te policise.
Krimi i Organizuar
Ndarja e Drejtorise se Operacioneve Speciale ne Drejtorine e Pergjithshme nga Drejtoria Kunder Krimit te Organizuar ka sjelle shterim te referimeve ne Prokurorine e Krimeve te Renda d.m.th. ky ndryshim nuk eshte efektiv.
Punesimet Basha
Ne Drejtorine e Policise eshte shtuar organika nga 350 vete ne 630 veta keto punesime jane bere nga Ministri i Rendit z. Basha Per kete argument ne Shekulli mund te lexoni neser nje material shume me te hollesishem.