Rama prezanton ne Pogradec Artan Shkembin

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama prezantoi kandidatin e koalicionit Aleanca per te Ardhmen Artan Shkembi ne qytetin e Pogradecit. Kreu i selise roze theksoi se me Shkembin i cili rikandidon per here te trete pogradecaret kane rifituar qytetin qe kane dashur. Duke vleresuar figuren e kandidatit socialist Rama u shpreh se ai eshte alternativa e opozites ndaj politikes se vjeter.
Nga qeveria e sotme nuk ka asnje investim per Pogradecin. Me Shkembin ne krye te Bashkise eshte Pogradeci qe ne duam. Pogradecaret do te votojne pa ngurrim pasi PS eshte e vetmja rruge. Saliu dhe Iliri nuk kane vota per te marre por llogari per te dhene theksoi Rama. Kreu i selise roze tha se alternative qe ofron opozita dhe kandidati I saj eshte me e mira per vendin qe sipas tij gjendet ne nje situate teper te renduar per demokracine dhe per ekonomine.
Per kryesocialistin themeli I gjendjes se renduar qe po perjeton vendi eshte rrjedhim zgjedhjeve te kaluara parlamentare per te cilat socialistet akuzojne demokratet se kane manipuluar zgjedhjet. Ne jemi ndryshe shqiptaret e kane kuptuar. Qe kur vodhen votat vendi hyri ne rruge qorre. Sot eshte shtrenjtuar jetesa kemi mbi 1 milione te papune pasi vjedhja e votes sjell te keqijat zinxhir. Ky zinxhir jam i bindur se do te keputet me 8 Maj per ti thene kurre me grabitjes se votes dhunes e torturave e vrasjeve. Me 8 Maj te marrim hak per vjedhjen e votes tha Rama.
Ndersa kandidati per bashkine e ketij qyteti Shkembi shprehu besimin ne fitoren e nje tjeter mandate ne zgjedhjet e 8 majit. Kemi fituar 4 beteja te njepasnjeshme ne Pogradec tani do te fitojme te gjithe Shqiperine u shpreh Shkembi. Prezantimi i kandidatit te opozites nuk ka kaluar pa incidente. Qe ne oret para te dites qyteti i Pogradecit eshte mbushur me parulla kunder Partise Socialiste dhe organizimit te saj per fushaten elektorale.
Lidhur me kete ngjarje bashkiaku Artan Shkembi akuzoi Levizjen Socialiste per Integrim.LSI qendron pas ketyre parullave. Kjo parti ka vepruar naten e mbrojtur dhe nga policia theksoi kandidati socialist. Nje dite me pare ne kete qytet hapi fushaten elektorale dhe kreu i mazhorances kryeministri Sali Berisha. Ne Pogradec nga mazhoranca kandidon Luan Topciu i cili eshte perfaqesues i LSI-se perballe kandidatit te PS Artan Shkembi.
Kandidati I opozites I cili garon per mandatin e tij te trete eshte edhe kryetar I shoqates per Autonomine Vendore. Ai ka kryer shkollen e larte pesevjecare te matematikes dhe eshte nje nga themeluesit e fondacionit Edu-Pro ne Pogradec i cili ka kontribuar ne permiresimin e arsimit ne kete qytet duke ofruar trajnime per mesuesit e shkollave te rrethit si dhe duke pajisur shkollat e zonave rurale me mjete shkollore. L.T