Kanë, Papandreu: Demokracia dhe çështja kombëtare, mbi tregjet
NGA: ANILA JOLE
KANË-U zhvillua mbrëmë takimi i rëndësishëm mes kryeministrit grek Papandreu dhe liderëve evropianë, Merkel, Sarkozi, Lagarde dhe zyrtarëve evropianë, ku u diskutua çështja e referendumit dhe zhvillimet e fundit politike në Greqi.
“Eurozona nuk do të tolerojë tërheqjen nga vendimet e marra në samitin e javës së kaluar”, ka thënë kryetari i Eurogrup Jean-Claude Juncker.
Ndërsa drejtoresha e FMN Christine Lagarde kërkoi zbatimin me vendosmëri të planit të shpëtimit të Greqisë. Duke iu referuar referendumit, ajo shprehu optimizëm të fortë në lidhje me rezultatin përfundimtar. Ndërkohë mësohet se FMN ka vendosur të mos e lëvrojë këstin e gjashtë para zhvillimit të referendumit.
Nga ana e tij, kryeministri grek Papandreu theksoi para partnerëve evropianë, se referendumi është një shprehje demokratike e njerëzve dhe se mbi tregjet është populli, demokracia, çështjet kombëtare dhe publike.
Burimet thonë se është vendosur që një minisamit i ngjashëm të zhvillohet pas referendumit që do të mbahet në Greqi.
(adisin/BalkanWeb)