UNESCO njeh Palestinën, SHBA ndal fondet
Është pranuar me shumicë votash si shtet anëtar i UNESCO Palestina, Izraeli vendos të përshpejtojë ndërtimin e kolonive në territoret palestineze.
OKB- Konferenca e përgjithshme e UNESCO-s ka votuar me shumicë pranimin e Palestinës si shtet anëtar me të gjitha të drejtat. UNESCO është një organizëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara që merret me edukimin, shkencën dhe kulturën.
Rezultati i konferencës ka shkaktuar “zemërimin” e Izraelit dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që e konsiderojnë operacionin “të nxituar” e në prag të votimit kanë kërcënuar se do të presin fondet që këta shtete i japin UNESCO-s në rast se pranohet hyrja e Palestinës.
Kuota e fondeve e derdhur nga SHBA është e barabartë me 22 % të gjithë shumës që derdhin të gjithë vendet anëtare. Por dy ligje të viteve ´90 të aprovuara në SHBA, gjithnjë aleat besnik i Izraelit, ndalojnë shprehimisht financimin e çdo organizate që pranon Palestinën si anëtar me të drejta të plota. Në Nëntor bëhet e ditur nga departamenti i shtetit, ishte parashikuar dhënia e 60 milionë dollarësh për UNESCO-n dhurim që tashmë është eliminuar si mundësi.
(adisin/BalkanWeb)