Kane futur duart
Maskarada e fabrikimit me cdo kusht te Lulezim Bashes fitimtar shpertheu dje ne KQZ me nje fakt sensacional te paturpesise dhe krimit elektoral. Ne kutine e qendes se votimit me numer 1797 u gjend nje flete votimi per kandidatin demokrat qe mbante vulen e qendres se votimit me numer 1801.
Si ka fluturuar kjo flete nga nje QV ne tjetren nga nje kuti ne tjetren Mos ka flatra hyjnore kjo flete Mos e ka spostuar ndonje force e erret e magjise Apo mos e kane ngritur prej vendit perendite e Lulezim Bashes per tja nxjerre perpara Arben Ristanit qe ky ta lexoje e ta shenoje per here te dyte ne defterin e tij te manipulimeve
As njera as tjetra. Ajo flete e gjendur jo ne kutine e gabuar por ne kutine e nje qendre tjeter eshte deshmia me e qarte dhe me tronditese e nje te vertete te qarte e tronditese Kane futur duart
Kane futur duart per te futur votat qe i duhen Lulezim Basha per tu shpallur fitues me vota te vjedhura. Pasi deshtuan ne perpjekjen kriminale per te nderruar pese-gjashte kuti pasi nuk ju doli llogaria me votat reale qe u numeruan ne syte e gjithe publikut dhe pasi nuk u doli as llogaria tjeter e e gabimeve te mundshme ne mbledhjen e shifrave te 485 procesverbaleve vune ne veprim aktin e fundit te manipulimit me te ashtuquajturat vota te gabuara.
Por u gabuan edhe ata. Fati nuk i mbulon ne cdo pike kusaret. Fleta me vulat e njesise 1810 qe u gjend ne kutine e njesise numer 1796 i demaskon i nxjerr lakuriq para ligjit dhe popullit.
Zoti Berisha pse eshte ajo flete atje ku sduhej te jete
Zoti Basha pse eshte ajo vote per ty atje ku sduhej te jete
Zoti Ristani kush i ka futur duart kush i ka hapur kutite ne kundershtim me ligjin kush ka hedhur vota per Lulezim Bashen pasi ka perfunduar votimi dhe numerimi
Keni kohe te pergjigjeni. Ligji nuk harron kurre. Sidomos kur e dhunojne dhe e masakrojne keshtu si ju.
Edhe pa u gjendur fleta demaskuese ka qene dhe eshte e qarte si drita e diellit se ndryshimi i rezultatit te Tiranes ne kundershtim flagrant me Kodin Zgjedhor eshte nje veper penale me pasoja politike dhe shoqerore te pallogaritshme.
Por meqe dita e djeshme i shkeputi makinerise se krimit elektoral kete flete ne e ndjejme per detyre ti bejme jehone kesaj vepre te fatit.
Zoti President i Republikes se Shqiperise Bamir Topi. Fleta e votimit e njesise numer 1810 qe u gjend dje ne kutine e njesise numer 1797 tregon se jane futur duart ne kuti dhe po numerohen vota te vjedhura per llogari te Lulezim Bashes.
Zonje Ina Rama kryeprokurore e Shqiperise. Ne kutite qe adminstron Arben Ristani krimi ka futur ne kuti duart qe tani duhej ti kishte ne pranga.
Shkelqesi ambasadore i nderuar zoti Sekui ambasador i Bashkimit Europian i nderuar zoti Arvizu ambasador i Shteteve te Bashkuara te Amerikes i nderuar ambasador i OSBE-se i nderuar ambasador i Mbreterise se Hollandes i nderuar kryetar i Misionit te Vezhguesve te ODHIR-it Kane futur duart
Kjo flete eshte skaneri i farses se re ne token e Shqiperise dhe Europes. Ju drejtohemi si gazete shqiptare opozitare Ndalojeni kete farse I keni mundesite dhe fuqine ta ndaloni Shqiperia eshte ne orbiten e Perendimit dhe jo jashte saj.
Nje gje eshte e sigurte shqiptaret qe kane pare numerimin ligjor per Tiranen dhe qe po shohin edhe sot me trishtim e revolte te brendshme si po konsumohet nje krim elektoral ne KQZ nen rrethimin e forcave te policise nuk do te pranojne kurre te qeverisen me vota te vjedhura.