E Shtunë, 31 Tetor 2026

KiE e shqetesuar per Shqiperine

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, Thorbjørn Jagland i është bashkuar zërit të partnerëve të tjerë ndërkombëtarë në thirrjen e tyre për vetë-përmbajtje dhe respektimin e plotë të procesit demokratik, pas përshkallëzimit të tensioneve në Shqipëri.

“U bëj thirrje të gjithë liderëve politikë të gjejnë një rrugëdalje nga kriza aktuale, në respektim të plotë të kuadrit ligjor dhe institucional, dhe të shmangin shtimin e mëtejshëm të tensioneve”, është shprehur Jagland.

“Shqiptarët meritojnë më mirë", ka shtuar ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›