E Diel, 1 Nëntor 2026

Kanioni i Madh burim frymezimi per piktore e fotografe

Nje nga destinacionet me popullore per turistet ne Shtetet e Bashkuara ka terhequr prej nje kohe te gjate edhe piktoret e fotografet. Grand Canyon Kanioni i Madh i lumit Kolorado ne Arizonen veriore eshte kaq i gjere dhe i thelle sa qe perben nje sprove per aftesite e artisteve per te paraqitur qofte edhe nje pjese te vogel te madheshtise dhe bukurise se ketij monumenti natyror. Shume artiste e kane burim frymezimi pejsazhin dhe atmosferen e Kanionit te Madh.

Ky eshte fillimi i dites se punes per Linda Glover Guc ne nje mengjes te kthjellet ne pjesen jugore te Kanionit te Madh. Fillon me disa levizje te thjeshta te penelit. Pak nga pak fillojne te shfaqen imazhet. Natyrisht mijera turiste vijne ketu cdo dite per te bere fotografi me shpresen se do te fiksojne ne celuloid disa nga mrekullite e Kanionit te Madh.

Edhe Linda Glover Guc mund te kishte perdorur thjesht nje fotografi te ketij vendi dhe te kishte qendruar ne studion e saj ne Tempe te Arizones. Por ajo thote se nuk do te kishte qene njelloj.

Ka ndryshim teper te madh sepse ketu je i perfshire ne kete mjedis dhe ndjen ajrin e paster. Fotografite jane te bukura por ato e humbin nje pjese te ndjesise qe mbizoteron ne kete vend. Ketu e perjeton mjedisin konkretisht prandaj dhe emocionet jane te pranishme ne te njejten kohe qe je duke punuar.

Kete artistet e quajne pikture ne ajer te paster ku mjedisi dhe ndryshimi i drites ndikon tek atmosfera dhe toni i vepres se tyre.

Punonjesi i Parkut te Kanionit te Madh Skot Krajnak thote se kjo eshte metoda me e mire per te pikturuar kete vend.

Jo shume njerez e kuptojne rendesine e artit ne parqet kombetare. Ishin veprat e artit qe i bene te njohura keto vende para televizorit apo internetit. Arti ka luajtur nje rol te madh ne popullaritetin e parqeve kombetare.

Punimet e Linda Glover Guc gjenden ne shume ekspozita si per shembull ne Galerine Lorenc ne Skotsdejl te Arizones. Pikturat e saj u ofrojne imazhe nga natyra pejsazhet shkretinore koleksionisteve te apasionuar te cilet duan ti kene bukurite e ketij pejsazhi ne shtepine e tyre. Krijimi i ketyre pikturave ne natyre eshte puna e jetes se saj.

Dua te kap driten kur bie ne ate vend pasi do te arrije atje pas nje ore dhe do te marre nje pamje gjithe ndricim.

Kjo pikture e vogel e Kanionit te Madh i merr nje dite pune piktores Linda Glover Gooch. Per Linden nuk ka vend me te bukur per te kaluar diten.

Nuk mund te shpjegohet me fjale. Ky eshte nje vend i mrekullueshem ka plot te papritura sepse pamja ketu ndryshon vazhdimisht. Moti nuk eshte kurre njelloj pra te shfaqen pamje te ndryshme. Mund te pikturosh gjate gjithe jetes ketu dhe gjithmone zbulon pamje te ndryshme.

Ne fund te dites vizioni i saj per kete pike te vecante te kanionit finalizohet dhe eshte gati per ekspozim. Por drita ketu ndryshon vazhdimisht dhe me te edhe pamja. Pikerisht kjo e ben piktoren te vije perseri ketu per te krijuar vepra te reja.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›