Shqiperi Opozita e Bashkuar gati te nise protestat

Partite e opozites vendosen sot qe te nisin nje seri protestash ne te gjitha qarqet e Shqiperise. Opozita e bashkuar sic quhet tashme organizimi i ri deklaroi ne perfundim te nje takimi te sotem se situata politike po rendohet sepse qeveria nuk po pranon hetimin e zgjedhjeve te kaluara. Nje nga perfaqesuesit e Opozites se Bashkuar Spartak Ngjela tha se shkeljet e tjera ne qeverisjen e vendit vijne nga manipulimi i zgjedhjeve te kaluara.
Kryeministri Sali Berisha tha ne parlament se ishte i gatshem per cdo hetim te zgjedhjeve dhe se opozita te kryesoje cdo komision hetimor qe deshiron me deputetet e vet vetem qe per keto hetime te vendose gjykata. Zoti Berisha tha se nga ana tjeter se sipas OSBE-se zgjedhjet e kaluara ishin me te mirat qe Shqiperia ka zhvilluar ndonjehere dhe opozita nuk ka pse i kundershton ato per aresyen e vetme se i humbi zgjedhjet.
Kjo nuk eshte hera e pare qe opozita organizon tubime proteste. Ajo bojkotoi 6 muaj rresht parlamentin e ri dhe tani qe u kthye nuk merr pjese ne votim ligjesh. Pak kohe me pare zhvilloi nje greve urie ne shetitoren para kryeministrse dhe nje seri protestash ne kryeqytet dhe qytetet e medha te vendit.