Kanocembledhesi plagos me thike gruan nga xhelozia

Policia arreston autorin e krimit me akuzen e plagosjes se rende me dashje dhe mbajtjes pa leje te armeve te ftohta
KAVAJE- Kanocembledhesi nga Rrogozhina e rrethit te Kavajes rrihte gruan pasi ishte xheloz per te policia e arreston me akuzen e plagosjes me thike. Gruaja e demtuar dergohet ne spital ku sipas burimeve te policise ndodhet ne gjendje te rende por jashte rrezikut per jeten. Gruaja i shpetoi rrezikut qe i kanosej asaj pas nderhyrjes se femijeve te ciftit qe ndodheshin ne banese ne momentin e konfliktit. Gezim Aliu 39 vjec me banim ne Rrogozhine u arrestua te dielen ne mesnate pasi po ate dite te dielen ne darke rreth ores 2115 tentoi te vriste dhe plagosi rende me thike bashkeshorten e tij 36- vjecare e cila aktualisht ndodhet ne spital jashte rrezikut per jeten.
Bashkeshorti u arrestua nga policia me akuzen e plagosjes se rende me dashje si dhe prodhim dhe mbajtje pa leje e armeve te ftohta. Sipas burimeve te policise shkak per ngjarjen eshte bere xhelozia e bashkeshortit per gruan e tij pasi dyshonte se ai tradhtohej. Sipas bluve Gezimi ishte kthyer ne mbremje ne shtepi dhe kishte nisur te konfliktohet me gruan e tij per motive te dobeta ne prani dhe te femijeve te tyre. Ne grindje e siper ai me thike ne dore qelloi te shoqen disa here ne trup duke i shkaktuar plage. Nderhyrja e femijeve i shpetoi jeten 36- vjecares.
Menjehere ne banesen e familjes Aliu ne Rrogozhine mberriten sherbime te policise se rajonit te Rrogozhines qe nisen menjehere hetimet. Pak momente pas mberritjes se bluve ne adresen e familjes Aliu ata arrestuan bashkeshortin agresor ne flagrance jo shume larg baneses se tij. Sipas policise 39 vjecari rom kishte disa muaj rresht qe grindej me gruan e tij ne kohen qe bashkeshorti kthehej ne shtepi mbremjeve. Gjate dites i arrestuari mblidhte kanace per te siguruar jetesen e tij dhe te familjes ndonese sipas burimeve te policise nje pjese te te ardhurave ai i konsumonte per alkool. Tashme gruaja nuk do ta kete me shqetesimin dhe stresin e grindjes me te shoqin per shkak te xhelozise se ketij te fundit por te sigurimit te te ardhurave per te siguruar jetesen e familjes.