Ina Rama takon Medenicen Krimi dhe pasojat jane njesoj dhe ne Malin e Zi
Tirane 4 Tetor 2010 NOA - Prokurorja e Pergjithshme e Republikes se Shqiperise Znj. Ina Rama zhvilloi sot nje takim me Presidenten e Gjykates se Larte te Malit te Zi Znj. Vesna Medenica.
Gjate takimit Rama beri nje pasqyre te punes se Prokurorise ne luften kunder krimit te organizuar terrorizmit krimit nderkufitar trafiqeve te te gjitha llojeve e pastrimit te parave te sigurimit te kufijve si dhe rolin e prokurorise ne zbatim te ketyre angazhimeve.
Nje vemendje e madhe gjate takimit iu kushtua ceshtjes se krimit te organizuar dhe trafiqeve per vete faktin se Shqiperia dhe Mali i Zi jane vende fqinje dhe objekti i drejtesise ndaj ketyre fenomeneve te krimit eshte i ngjashem ne te dy anet e kufirit. Ne kete kuader te dyja palet duke vleresuar bashkepunimin e deritanishem midis institucioneve te drejtesise se te dyja vendeve theksuan rritjen e angazhimit te metejshem shkembimin e informacioneve dhe bashkerendimin me te gjere ne punen e tyre.
Znj Vedenica e cila perpara postit te Presidentes se Gjykates se Larte ka patur detyren e Kryeprokurores se Pergjithshme te Malit te Zi u shpreh se e njeh problematiken e punes se organeve te drejtesise ndaj krimit te organizuar dhe trafiqeve dhe u angazhua qe te jape kontributin e saj ne rritjen e bashkepunimit per nje efikasitet me te madh te luftes ndaj ketyre fenomeneve.
Ne takim mori pjese gjithashtu edhe Kryetarja e Gjykates se Larte te Republikes se Shqiperise Shpresa Becaj.
e.r/NOA