E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kanosën me thikë dy shtetas dhe u morën celularët, një i arrestuar në Durrës! Tjetri në kërkim

Policia e Durrësit ka arrestuar një 28-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij, pasi nën kërcënimin e thikës kanosën dy shtetas dhe u morën celularët.

Policia bën me dije se në pranga ra shtetasi O. K., 28 vjeç, banues në Shijak, ndërsa u shpall në kërkim shtetasi F. Ç., 28 vjeç, banues në Shijak, (i cili ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi).

Dy të rinjtë, në parkingun e një lokali në fshatin Borakë, Njësia Administrative Xhafzotaj, nën kërcënimin e një mjeti prerës (thikë), kanë kërcënuar dy shtetasit H. K, dhe E. D, duke ju marrë telefonat, dhe më pas janë larguar me një automjet tip benz.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke kapur dhe arrestuar njërin prej autorëve dhe vijon puna intensive për kapjen e autorit tjetër i cili braktisi automjetit dhe u largua me shpejtësi në këmbë.

Policia sekuestroi automjetin tip benz i përdorur nga autorët e ngjarjes./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›