E Diel, 1 Nëntor 2026

Kanosën një person për t’i kthyer borxhin/ Fier, arrestohet 34-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Një 34-vjeçar është arrestuar në Fier në kuadër të operacionit të koduar “Këmbimi”, pasi dyshohet se ka kërcënuar një 28-vjeçar për t’i marrë një shumë parash që pretendonte se i kishte borxh.

Sipas policisë, në këmbim të borxhit vëllai i të riut ka dërguar vëllanë e tij në Lushnje, ku i ka dorëzuar 34-vjeçarit Feliks Sika(Halili) dy automjete.

Ndërkohë 34-vjeçari u kap nga policia duke marrë automjetet ku iu gjet edhe një armë neuroparalizuese, e cila u sekuestrua nga uniformat blu.

Për rastin është shpallur në kërkim edhe një 37-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›