E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kanosi bashkëshorten dhe fëmijët se do i digjte me benzinë, arrestohet në flagrancë 54-vjeçari

Policia ka vendosur në pranga një 54-vjeçar i cili u kap në flagrancë pas marrjes së një njoftimit se në rrugën “Tuk Jakova”, se një shtetas kishte kanosur për jetën familjarët e tij se do t’i digjte me benzinë.

Menjëherë policia ka organizuar punën për vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale dhe si rezultat i veprimeve të punonjësve të Policisë, është kapur dhe vënë në pranga shtetasi B. D., 54 vjeç.

“Ditën e djeshme, në rrugën “Tuk Jakova”, ky shtetas dyshohet se ka kanosur bashkëshorten e tij  dhe fëmijët e tyre se do t’i digjte me benzinë dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.     

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›