E Diel, 1 Nëntor 2026

Kanosi me armë zjarri një 33-vjeçar, pas sherrit për motive të dobëta/ Tiranë, arrestohet 22-vjeçari

Pas një konflikti në lagjen “Bathore” një 22-vjeçar, i cili është arrestuar nga policia kanosi me armë zjarri, për motive të dobëta, një 33-vjeçar.

Gjithashtu Ardian Elezi dhe shtetas të tjerë, ushtruan dhunë ndaj 33-vjeçarit.  22-vjeçari, dyshohet se me qëllim kanosjen e 33-vjeccarit ka qëlluar në ajër, me armë zjarri, dhe më pas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, e ka goditur me grushte.

Automjeti tip “Range Rover” i 22-vjeçarit u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. Vijojnë kërkimet për gjetjen e armës që dyshohet se ka përdorur i arrestuari.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›