Kanoute mund të dënohen për mesazhin pro palestinez
Sulmuesi i Sevillas, Freddy Kanoute, mund të dënohet nga Komiteti Disiplinor pasi ka dhënë një mesazh për ta mbështetur Palestinën pas golit të të mërkurës mbrëma kundër Deportivo La Corunas. Pasi ka shënuar kundër La Corunas, Canoute e ka çuar fanellën e tij për t'u parë mbishkrimi "Palestina", si edhe shkronjat në arabisht. Si rezultat i kësaj, të premten do të mblidhet Komiteti Disiplinor i garave në Spanjë për të vendosur nëse do ta dënojnë Kanouten ose jo. Rregullat janë të tilla që nuk lejojnë shfaqjen e mesazheve politike gjatë ndeshjeve të futbollit dhe në bazë të këtyre rregullave sulmues nga Mali mund të dënohet.