E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kongrsi zyrtarizon Obamën president

Kongresi amerikan zyrtarizoi zotin Barak Obama si presidentin e 44-t të Shteteve të Bashkuara. Ligjvënësit dhe senatorët amerikanë u takuan në një seancë të përbashkët për të çertifikuar rezultatet e zgjedhjeve të nëntorit: Sipas ligjit amerikan, Kongresi duhet të numërojë zyrtarisht votat elektorale të 50 shteteve amerikane dhe Distriktit të Kolumbias për të çertifikuar fituesin për president dhe zëvendëspresident të Shteteve të Bashkuara. Votuesit amerikanë votuan ditën e zgjedhjeve në shtetet e tyre. Çdo shtet voton përmes votave elektorale për president dhe këto vota bazohen në numrin e përgjithshëm të përfaqësuesve që çdo shtet ka në Kongres dhe Senat. Në zgjedhjet e 4 nëntorit, Barak Obama fitoi 365 vota elektorale, ndërsa rivali i tij, senatori republikan, Xhon Mekein mori 173 të tilla. Zëvëndëspresidenti Dik Çejni, që sipas Kushtetuës, drejton Senatin, hapi proçesin e çertifikimit:"Në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të Shteteve të Bashkuara, Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve po takohen në një seancë të përbashkët për të verifikuar çertifikatat dhe për të numëruar votat elektorale shtetërore për President dhe Zëvendëspresident të Shteteve të Bashkuara." Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nensi Pelozi qëndroi në krah të zotit Çejni. Katër anëtarë të Kongresit, të përzgjedhur më parë morën fjalën dhe lexuan me zë të lartë çertifikatën e çdo shteti për rezultatet e zgjedhjeve presidenciale

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›