Kantriman percjell mesazhin e SHBA-ve te Presidenti Topi

Foto ilustruese Topi-Kantriman
Tirane 1 prill 2011 NOA- Update Ka nisur takimi i trete ne Presidence i Zevendes Ndihmes Sekretarit Amerikan te Shtetit per Europen Tomas Kantriman.
Pak me pare i derguari i SHBA-ve zhvilloi nje takim me kreun e Partise Socialiste Edi Rama i cili zgjati afro nje ore.
Nderkohe me heret Kantriman takoi edhe kreun e qeverise Sali Berisha ku mesohet te kete zhvilluar nje bisede lidhur me procesin zgjedhor.
Mesohet se arsyeja e ardhjes se tij per te treten here ne vendin tone brenda nje kohe te shkurter ka ne baze te saj zgjidhjen e ngercit politik ne te cilin eshte perfshire politika shqiptare.
Por krahas saj ceshtja kyce eshte edhe transmetimi i mesazhit te SHBA-ve per zgjedhjet vendore te 8 majit te cilat konsiderohen nga nderkombetaret si hapi i radhes i cili do ndikoje ne rrugen europiane te Shqiperise.
Nderkaq ne oret ne vijim Zevendes Ndihmes Sekretari Amerikan i Shtetit pritet te takoje kreun e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Arben Ristani si dhe kreun e diplomacise shqiptare Edmond Haxhinasto.
Sakaq vete Kantriman fjalen e tij do e jape ne mbyllje te turit te takimeve rreth ores 18.00 te mbremjes se sotme ku do te zbardhet edhe mesazhi i derguar nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes per klasen politike shqiptare.
a.y/NOA
Lajme te ngjashmeKantriman nis punen pasi permbyll keshillat me Berishen takim me RamenPDIU cel neser zyrtarisht fushatenPS shtyn serish deklarimin e kandidateveZgjedhjet e 8 majit gare aleancash regjistrohet dhe koalicioni i majteLajcak permbyll misionin me kreret e politikes shqiptare Lidhjekusht per integrimin ngerci politik takon Presidentin Topi Tomas Kantriman vizita e trete zgjedhjet e 8 majit