Takimi Topi-Kantriman Gatishmeri per garantimin e zgjedhjeve te drejta

Gjate takimit Topi-Kantriman
Tirane 1 prill 2011 NOA- Pas takimit te zhvilluar me kreun e shtetit burime zyrtare nga Presidenca kane zbuluar permbajtjen e tij mes Presidentit Bamir Topi dhe Zevendes Ndihmes Sekretarit Amerikan te Shtetit.
Mesohet se kreu i shtetit e ka njohur Kantrimen me zhvillimet me te fundit ne Shqiperi dhe situaten politike ne prag te zgjedhjeve vendore si dhe ka shprehur vullnetin dhe angazhimin institucional qe ne respekt te Kushtetutes dhe te ligjit te jape kontributin e tij maksimal ne pergatitjen sa me mire e ne kohe te zgjedhjeve lokale dhe ne pjesemarrjen sa me te gjere te votuesve ne to.
Kryetari i shtetit theksoi dhe njehere gatishmerine e tij personale dhe institucionale qe ne respekt te ligjeve dhe te interesave madhore kombetare te ndermarre cdo veprim te nevojshem qe garanton zgjedhje te drejta korrekte dhe demokratike dhe qe inkurajon Komisionin Qendror te Zgjedhjeve si dhe te gjithe infrastrukturen zgjedhore.
Nder te tjera Presidenti Topi shprehu mirenjohjen ndaj mbeshtetjes se pakursyer te Shteteve te Bashkuara ne perpjekjet e Shqiperise per tu integruar ne strukturat euroatlantike si dhe ne perballimin e mjaft sfidave me te cilat jemi ndeshur e po ndeshemi dhe me konkretisht me ate te realizimit me sukses e sipas standardeve demokratike te zgjedhjeve te ardhshme vendore te 8 majit 2011.
Ndersa Tomas Kantrimen nga ana e tij vleresoi rolin e rendesishem konstruktiv e moderator te Presidentit Topi ne funksion te shtetit te se drejtes ruajtjes e forcimit te institucioneve te pavarura kushtetuese si dhe per qendrimin e drejte institucional ndaj ngercit politik te krijuar nga partite politike ne vend.
Ne kete takim te dy bashkebiseduesit theksuan domosdoshmerine e rivendosjes se dialogut politik institucional forcimin e demokracise funksionale respektimin e institucioneve te pavarura kushtetuese shqiptare si dhe rendesine e pavaresise e te profesionalizmit te mediave.
Zevendes Ndihmes Sekretari amerikan i Shtetit e siguroi edhe njehere Presidentin Topi mbi mbeshtetjen e vazhdueshme te Shteteve te Bashkuara te Amerikes gjate punes dhe perpjekjeve te tij si simbol i unitetit te popullit ne sherbim te Shqiperise dhe demokracise funksionale ne vendin tone.
Nje tjeter ceshtje qe eshte diskutuar ne kete takim ka qene edhe rendesia qe paraqet paqja dhe qendrueshmeria ne Ballkan dhe duke shprehur besimin se institucionet e Kosoves do te dine te kapercejne me sukses te gjitha veshtiresite e sfidat aktuale nepermjet zbatimit dhe respektimit te Kushtetutes dhe shtetit te se drejtes.
Ne kete linje Kryetari i Shtetit dhe Kantrimen nenvizuan rolin moderator dhe konstruktiv te Shqiperise dhe faktorit shqiptar ne rajon si dhe theksuan faktin se te gjitha vendet e Ballkanit Perendimor tashme jane projektuar qarte drejt integrimit ne strukturat euro-atlantike.
a.y/NOA
Lajme te ngjashmeKantriman nis punen pasi permbyll keshillat me Berishen takim me RamenKantriman percjell mesazhin e SHBA-ve te Presidenti TopiTopi Te mos politizohen zgjedhjet lokale Fyle drejt Presidences nis takimin me kreun e shtetit TopiTopi ligjeron ne Universitetin e Bolonjes per integrimin e Shqiperise LidhjeBamir Topi garantues i zgjedhjeve infrastrukturen zgjedhore pjesemarrje maksimale roli konstruktiv Tomas Kantriman zbulohet takimi