Kantrimen: Palët të anagazhohen për zgjedhje të qeta

Zëvendësndihmësi sekretari amerikan i Shtetit, Tomas Kantrimen i ka bërë thirrje klasës politike të angazhohet për zgjedhje të ndershme, të qeta dhe në përputhje të Kushtetutës së Shqipërisë.
“Kemi insistuar që të gjitha palët ta respektojnë Kushtetutën, të mbajnë zgjedhje të ndershme dhe paqësore dhe i kemi bërë thirrje popullit të Shqipërisë ta kërkojë një gjë të tillë nga përfaqësuesit e tyre.Zgjedhjet në Shqipëri, sikur edhe në çdo vend tjetër, nuk i takojnë një apo dy partive politike, ato u takojnë njerëzve” ka theksuar Kantrimen.
Ai gjithashtu ka theksuar se nga të dyja palët pritet që të zhvillojnë një fushatë jo të dhunshme, të mbajnë zgjedhje të qeta më 8 maj dhe të zgjidhin çdo mosmarrëveshje mbi zgjedhjet nëpërmjet procesit të njohur kushtetues.
“Nëse e arrijmë këtë, atëherë është periudha e paszgjedhjeve lokale në maj, në të cilën mund të zhvillohet një dialog më i qytetëruar politik, jo vetëm midis dy partive kryesore, por një dialog që përfshin gjithë shoqërinë shqiptare” theksoi Kantrimen.
Më tej Kantrimen ka theksuar se në përgjithësi është i kënaqur me përgjigjet e partive kryesore në thirrjet që u ka bërë komuniteti ndërkombëtar.