E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mullen: Nuk ka Al Kaidë në Libi

Shefi i Shtabit të përgjithshëm të armatës së Shteteve të Bashkuara, admirali Majk Mullen, e përjashtoi mundësinë e pranisë së Al Kaidës në radhët e kryengritësve në Libi.
Mullen tha se sulmet ajrore të forcave të koalicionit i kanë dobësuar me 30% deri 40% forcat tokësore të liderit libian Moamer Gadafi, por pranoi se ka ngecje në luftime.

Duke folur para ushtarëve amerikanë në Irak, Mullen tha se nuk ka shenja se Al Kaida është infiltruar në opozitën e Libisë, dhe e minimizoi rrezikun nga forcimi i grupeve militante gjatë konfliktit në këtë vend të Afrikës Veriore.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›