Kantrimen Palet te respektojne vendimin e Kolegjit Zgjedhor

Ne nje interviste ekskluzive per Zerin e Amerikes Zevendes Ndihmes Sekretari i Shtetit per Euroazine Tomas Kantrimen pershendeti procesin zgjedhor ne Shqiperi megjithe mosmarreveshjet e fundit mbi numerimin e votave te hedhura ne kutite e gabuara vendim qe sic tha ai do ta marre Kolegji Zgjedhor. Zoti Kantrimen tha se perfundimi i ketyre zgjedhjeve do te percaktoje edhe perspektiven e Shqiperise per anetaresim ne Bashkimin Evropian.
Zevendes Ndihmes Sekretari i Shtetit per Euroazine Tomas Kantrimen vleresoi pjesemarrjen e larte ne zgjedhjet vendore ne Shqiperi duke thene se kjo tregon interesin shqipetareve per te ardhmen e vendit dhe te demokracise.
Dua te pershendes votuesit ne Shqiperi jo vetem per pjesemarrjen e larte por edhe per nje proces paqesor votimi. Kjo - tha zoti Kantrimen - eshte fitore e madhe per popullin shqiptar.
Zevendes Ndihmes Sekretari i Shtetit tha se keto ishin zgjedhjet me te mira qe jane zhvilluar ndonjehere ne Shqiperi
Mendoj se keto ishin zgjedhjet me te pasterta dhe te drejta qe ka pare Shqiperia ne historine e saj. Nuk dua te minimizoj problemet qe u shfaqen dhe qe vazhdojne te jene por shoh shume shenja pozitive ne menyren si u zhvilluan keto zgjedhje.
Zoti Kantrimen tha se secila parti mund te nxjerre mesime nga kjo pervoje. Dy partite e medha dolen me mire ne disa zona qe e prisnin dhe me keq ne disa te tjera. Kjo me ben te arrij ne perfundimin se jeta politike ne Shqiperi eshte e balancuar mes dy forcave te fuqishme. Por ne te njejten kohe kjo krijon detyrime per te dy palet per te bashkepunuar ne menyre te civilizuar qofte permes debateve publike parlamentit apo per zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kete e presin jo vetem populli shqiptar por edhe Shtetet e Bashkuara Bashkimi Evropian dhe OSBE-ja.- tha zoti Kantrimen.
Per ceshtjen e debatueshme te votave te hedhura ne kutite e gabuara zoti Kantrimen tha
eshtja e votave te hedhura ne kuti te gabuara nuk u trajtua sic duhet. Ne thame qe ne fillim qe rregullat duhet te jene te qarta dhe duhen zbatuar ne menyre te drejte dhe transparente.
Rregullat per numerimin e votave te hedhura gabim u bene pas dites se zgjedhjeve dhe baza ligjore e ketij vendimi nuk eshte e qarte per ne tha zoti Kantrimen. Ai shtoi se megjithese e kupton argumentin e KQZ-se mendon se ky ai mund dhe duhej te ishte bere para zgjedhjeve dhe me konsensus mes partive pa pasur nevoje te hidhte hije mbi nje proces qe ishte shume pozitiv.
Dua te ve ne dukje se une nuk po them qe vendimi eshte i paligjshem. Une thjesht po them se baza ligjore nuk eshte e qarte per ne dhe duket se nuk eshte ne perputhje me praktikat e meparshme te komisioneve zgjedhore.- tha zoti Kantrimen.
Zevendes Ndihmes Sekretari i Shtetit Kantrimen tha se tani ceshtja duhet zgjidhur permes institucioneve kushtetuese. Pra se pari me apelime ne KQZ dhe pastaj ne Kolegjin Zgjedhor. Ky proces duhet te vazhdoje punen ne menyre te pavarur dhe te dy palet duhet te premtojne se do ta respektojne rezultatin. Pyetjes nese kjo mosmarreveshje pret nje zgjidhje politike apo ligjore zoti Kantrimen ju pergjigj
Kur flas per vendime konsensuale dhe tani flas ne emer te Shteteve te Bashkuara e kam fjalen per nje vendim qe duhet te ishte marre brenda KQZ-se para zgjedhjeve ne lidhje me ate se cfare duhej bere per fletevotimet e hedhura ne kutite e gabuara qe ka qene ceshtje e lindur qe ne votimet e meparshme. Tani kemi certifikimin e rezultateve te perkohshme nga KQZ-ja qe nuk u mor ne bazen e nje konsensusi prandaj tani kjo eshte ceshtje ligjore qe i takon Kolegjit Zgjedhor ta vendose.
Ne presim tha zoti Kantrimen qe Kolegji Zgjedhor te marre nje vendim te bazuar ne ligj pa presionin e asnje prej partive. Ky eshte detyrim ligjor tha ai.
Ne aspektin politik ne presim qe te dy palet te shmangin kercenimet per demonstrata dhe dhune nese nuk u pelqejne rezultatet- tha zoti Kantimen.
Ai tha se nuk eshte e pergjegjshme te thuhet qe perpara se rezultatet nuk do te pranohen nese njeri prej kandidateve mbetet i pakenaqur. Ne presim tha zoti Kantrimen qe palet te respektojne vendimin e Kolegjit Zgjedhor dhe te tregojne me shume bashkepunim ne te gjitha nivelet e pushtetit. Zoti Kantrimen shtoi se perspektiva e integrimit evropian te Shqiperise do te varet nga menyra e zgjidhjes se ketij procesi zgjedhor. Ky proces tha ai duhet zgjidhur permes mekanizmave ligjore me dinjitet dhe jo me dhune.