Tirane Kolegji Zgjedhor pushon ceshtjen e ngritur nga PS per njesine 5

Kolegji Zgjedhor pushoi sot ceshtjen ankimore te paraqitur nga Partia Socialiste per tabelen e rezultatit te zgjedhjeve ne njesine bashkiake numer 5. Kolegji shqyrtoi per disa ore ankesen e Partise Socialiste lidhur me vonesen e KQZ ne publikimin e tabeles se rezultateve te komisionit zonal 49 dhe ne fund vendosi ta pushoje ceshtjen. Me termat e juristeve vendim pushimi per Kolegjin do te thote ose se ceshtja nuk permban lende ankimore ose se le ne fuqi vendimet e meparshme te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve me pak fjale kjo ankese eshte rrezuar.
Perfaqesues te Partise Socialiste thane megjithate se gjykimi ne themel nuk ka perfunduar. Sipas tyre Kolegji Zgjedhor mund te jepte edhe sot nje vendim pasi nuk u dha asnje argument i kundert. Partia Socialiste i mban shpresat tek ceshtja tjeter qe gjykon Kolegji neser. Ajo eshte ankuar ndaj aktit normativ te miratuar nga KQZ me te cilin u zyrtarizua numerimi i votave te rregullta te hedhura ne kutite e gabuara. Jozyrtarisht mendohet se shqyrtimi i ankeses se socialisteve per aktin nis te premten dhe vendimi mund te jete te shtunen.
Kryeministri Sali Berisha ftoi kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama nga foltorja e parlamentit qe te pranoje rezultatet e zgjedhjeve dhe vendimet e gjykatave si dhe te heqe dore nga gjuha e ashper qe mohon institucionet demokratike. Ndersa kryetari i Partise Socialiste Edi Rama tha se prt qe drejtesia te beje drejtesi dhe te mos bjere pre e presioneve.
Diskutimet e sotme ne qarqet politike dhe gazetareske u mbizoteruan nga intervista per zgjedhjet vendore dhe situaten politike e Zevendes Ndihmes Sekretari i Shtetit per Euroazine Tomas Kantrimen ne Zerin e Amerikes. Gjithe mediat dhe gazetat e kishin lajm te pare shoqeruar me komente. Po ashtu komentet e zotit Kantrimen mbizoteruan ne gjithe fjalimet e mbajtura ne parlament ku deputetet e opozites nuk moren pjese. Vetem dy deputete socialiste u paraqiten ne sallen plenare sic u shprehen ata ne mbeshtetje te mesazheve paqesore dhe konstruktive qe erdhen nga SHBA per mes fjaleve te zotit Kantrimen.