Cantrimen: Mos`suksesi për emrin, dëmton Maqedoninë

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan, Tomas Cantrimen deklaroi se tani është koha për zgjidhjen e kontestit të emrit. Ai këtë deklaratë e bëri gjatë konferencës ndërkombëtare të organizuar nga diaspora maqedonase UMD në Uashington.
"Është e nevojshme zgjidhje e shpejtë e kontestit të emrit, ndërsa koha për të bërë këtë është pikërisht tani", deklaroi Kantrimen. Ai paralajmëroi se në rast të kundërt, Maqedonia do të përballet me mossuksese.
Sipas tij, kompromisi do të ishte i dhimbshëm, por ai shtoi se dhembja politike do të ishte e përkohshme.
"Unë mund t`ju bindë se SHBA nuk do të nxisin Qeverinë e Maqedonisë për të pranuar zgjidhje që paraqet kërcënim për sovranitetin, integritetin territorial dhe identitetin e shtetit apo qytetarëve", deklaroi zyrtari i lartë i administratës amerikane.